e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

EMRAT/ Ja 8 trajnerët e larguar nga Berluskoni, 4 paguhen ende

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
EMRAT/ Ja 8 trajnerët e larguar nga Berluskoni, 4 paguhen ende

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka shkarkuar gjithsej 8 trajnerë që prej marrjes së presidencës rreth 28 vite më parë.

ancelotti berlusconiNëse 4 trajnerë ishin shkarkuar deri në vitin 2012, katër të tjerët janë pushuar nga puna vitet e fundit dhe sipas shtypit italian, ende marrin pagë te kuqezinjtë.

Gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", thotë se i pari që provoi shihej e hidhur të pushimit nga puna ishte Nils Liedholm. Bëhet fjalë për sezonin 1986-87. Ai u zëvendësua nga Fabio Kapelo, në atë kohë trajner i të rinjve të Milanit që sapo kishte fituar Kupën e Italisë.

Duhet të kalonin rreth 10 vite të tjerë që një tjetër trajner të shkarkohej nga 'Kavalieri'.

Bëhet fjalë për Oskar Uashington Tabarez. Në vend të tij erdhi Arrigo Saki. Në mars të vitit 2001 radha i erdhi Alberto Zakeronit. Ai u shkarkuar pas eliminimit nga Champions-i me Deportivo Lakoruna.

Pankinën e Milanit e provoi edhe turku Fatih Terim. Por edhe ky pati të njëjtin fat si romani që zëvendësoi.

Pas Terim, te Milani vjen Karlo Ançeloti. Pas periudhës së suksesshme të Ançelotit te kuqezinjtë, radha i erdhi Masimiljano Alegrit, i shkarkuar në janar të vitit 2012.

Trajnerët e tjerë te Milani do të ishin fatshkurtër në karrierën e tyre në stolin kuqezi. Klaren Sedorf, Pipo Inzaghi dhe së fundmi, Sinisha Mihajloviç, janë emrat e trajnerëve të shkarkuar nga Silvio Berluskoni si president i Milanit.

Untitled-8

Emrat e të shkarkuarve:

1.Nils Liedholm

2.Oskar Uashington Tabarez

3.Alberto Zakeroni

4.Fatih Terim

5.Masimiliano Alegri

6.Klaren Sedorf

7.Pipo Inzaghi

8.Sinisha Mihajloviç