EKSKLUZIVE/ Largohet trajneri i Laçit Eugent Zeka
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Diçka e pazakonë ka ndodhur sot në ekipin e Laçit. Trajneri Eugent Zeka i ardhur vetëm para pak ditësh është larguar krejt papritur nga stoli i klubit kurbinas.
Trajneri i cili zëvëndësoi Nicën ka vendosur që të ndërpresë mardhëniet me klubin bardhezi.
I kontaktuar nga "Panorama Sport", trajneri ka deklaruar se prishja e marveshjes ka ardhur për shkak të disa probleme personale që ai ka pasur dhe bashkë me klubin kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Nuk dihet ende nëse bashkë me trajnerin do të largohet edhe stafi tjetër drejtues që kanë ardhur bashkë më të.
Zeka drejtoi në 3 ndeshje ekipin e Laçit ku arriti një fitore (me Skënderbeun në Kupë), një barazim (ndaj Partizanit) dhe një humbje (ndaj Tiranës).
Duket i çuditshëm largimi i papritur tij, sidomos pas një nisje mjaft të mirë me ekipin kurbinas.