e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

E habitshme! Dy futbollistet e kombetares folen anglisht, nuk kuptoheshin ne shqip

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E habitshme! Dy futbollistet e kombetares folen anglisht, nuk kuptoheshin ne shqip

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Futbollistët e kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe dhe Valdet Rama nuk e kuptojnë njëri tjetrin në gjuhën shqipe. Brenda kombëtares ata kanë problem në fjalorin shqip duke zgjedhur këtë “problem” në tjetër mënyrë. Ata flasin në kombëtare në gjuhën angleze.

Problemin e komunikimit në Kombëtare e konfirmoi sulmuesi Armando Sadiku, në emisionin “Procesi Sportiv”.

“Brenda Kombëtares kemi problem komunikimi. Për shembull, Rama dhe Kaçe nuk kuptoheshin dot në gjuhën shqipe në ndeshjen ndaj Francës, andaj komunikonin anglisht”, deklaroi Sadiku.