Duro kritikon arbritrat: E vështirë kur nuk luan si të barabartë në fushë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Kukësit, Klodian Duro kritikoi ashpër gjykimin e ndeshjes me Partizanin. Sipas trajnerit, ndaj ekipit të tij pati padrejtësi në fushë.
"Do të doja që të tjerët të gjykonin. Kemi 6 arbitra që gjykojnë ndeshjen. Njëri është afër portës dhe nuk e di se çfarë do të gjykojnë në këto momente. Më vjen keq që i rikthehem kësaj çështje, por ne japim gjithçka në fushën e lojës dhe gjykimi do të jetë në nivelin e kërkuar",-tha Duro.
Trajneri kujtoi edhe gjykimin e kaluar me të njëjtin arbitër. "Do të përgatitemi dhe do të na duhet të luftojmë edhe mbi ekipin kundërshtar, por edhe ... është e vështirë kur nuk luan me numër të barabartë në fushën e lojës. Nuk është hera e parë që i njëjti gjyqtar... nuk e di a është rastësi...",-tha ai.
Duke folur për mundësitë e kualifikimit në kupat e Europës, Duro tha se ekipi i tij "nuk do të dorëzohet".