e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Agostineli shmang komentet për Skënderbeun: Bëjmë llogaritë tona

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Agostineli shmang komentet për Skënderbeun: Bëjmë llogaritë tona

Trajner i Partizanit, Andrea Agostineli vlerësoi lojën e skuadrës ndaj Kukësit, sidomos në pjesën e dytë. Tekniku italian tha se në pjesën e parë skuadra pati përballë një ekip të mbyllur në portë, por që futja e Vilës ndryshoi balancat në fushë.

Agostineli (1)"Duhet të përmirësohemi akoma. Sot jam i kënaqur me skuadrën. Komplimente për skuadrën sepse bëri një paraqitje të mirë. Në pjesën e parë kishim një skuadër të rreshtuar shumë para portës. Në pjesën e dytë aktivizova Vilën dhe u krijuan më shumë hapësira në portën e Kukësit",-deklaroi Agostineli për "Tvsh", pas ndeshjes.

I pyetur rreth "penalltisë së dyshimtë të Skënderbeut ndaj Tiranës", Agostineli u shpreh se: Unë mendoj vetëm për skuadrën e Partizanit dhe ne do të bëjmë llogaritë tona.

Trajneri preferoi të shmangte deklaratat për derbin e ardhëm me Tiranën. "Unë mendoj për ndeshjen e radhës në kampionat",-tha ai.