Duka per para mund te behet grek

'Duka per para mund te behet grek'
Vjen reagimi i babait të Granit Xhakës, lidhur me deklaratën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSH), Armando Dukës, i cili pak ditë më parë tha se Granit Xhakës duhet t’i vijë turp nëse mendon t’i shënojë gol skuadrës së vendlindjes së gjyshit të tij.

Babai i Granitit, ka reaguar ndaj deklaratës së Dukës duke thënë se turp duhet t’i vijë Dukës, sepse sipas, Xhakës, Duka për para mund të bëhet grek. Xhaka e quan kreun e FSHF-së mafioz. Ai ka thënë se FSHF asnjë herë nuk ka shprehur interesim për Granit Xhakën.

“Turp duhet t’i vije pikërisht atij që merret me Granitin. Djali im nuk ka thënë se do t’i shënojë gol Shqipërisë, por ka thënë që nëse shënon, atëherë nuk do të festojë. Graniti është bir i shqiptarit dhe të gjithë e dinë se sa ka dhënë për vendin e vet familja Xhaka. Duka, që për mua është vetëm një mafioz, për pare është në gjendje të bëjë çmos, madje edhe të bëhet grek. Nuk dua të merrem shumë me të, sepse nuk ia vlen për një njeri të tillë të flasësh, por më vjen keq se si merret me deklaratat e Granitit”, ka thënë Xhaka për “Sport”.

“Ju betohem edhe sot, se ata kurrë një shkresë, një e-mail, apo të paktën një letër nuk e kanë dërguar në drejtim të Granitit, për të luajtur për Shqipërinë. Kam qenë unë, ai që i kam telefonuar për të luajtur Graniti dhe Taulanti për Shqipërinë. Ata janë sjellë si rrugaçë, duke më kërkuar përmes telefonit “po, apo jo”. Kur i kam lutur, nuk kanë dashur, tani duan t’i hakmerren Granitit”, tha babai i Granit Xhakës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama