e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Drejtori i USADA-s, Tygart: Armstrong genjen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Drejtori i USADA-s, Tygart: Armstrong genjen
Drejtori i përgjithshëm i USADA-s (Agjensia Amerikane Antidoping), Travis Tygart, ka akuzuar ish-çiklistin amerikan Lance Armstrong se nuk ka thënë aspak të vërtetën në intervistën që ky ka patur me Oprah Winfray.  Tygart është i mendimit se, 7 herë fituesi i “Tour de France” ka gënjyer dhe jo vetëm një herë, por në mënyrë permanente. Shefi i USADA-s tha se Armstrong nuk tha të vërtetën, kur mohoi t’i kishte bindur shokët e tij të skuadrës që të përdornin stimulantë.

“Ai ka qenë kryetari dhe drejtuesi i të gjithë grupit të çiklistëve, duke gënjyer në mënyrë të turpshme. Ai gënjeu miliona të apasiunuar të këtij sporti,” u shpreh Tygart për mediat amerikane.  Më pas ai shtoi se i ka ofruar Lance Armstrong që të bashkëpunojë për zbardhjen e çështjes së dopingut deri më 6 shkurt, duke ofruar gjithashtu si këmbim një ulje të dënimit. Armstrong është pezulluar përjetësisht nga sporti i çiklizmit pasi rezultoi me doping.