Angli, tifozet te bashkuar kunder cmimeve te biletave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët e skuadrave angleze kanë vendosur që t’i japin fund rivalitetit mes tyre duke i bashkuar forcat për një qëllim të përbashkët, uljen e çmimit të biletave. Shoqata e Tifozëve në Angli është e vendosur që t’i zbresë çmimet e biletave në stadiume për mbështetësit e skuadrave mike deri në 20 paund.
Një përfaqësi e tifozëve kanë nisur të mbajnë një seri mbledhjesh dhe eventesh për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Më herët këtë muaj, tifozët e Manchester City-t, të cilët udhëtuan në Londër për të ndjekur ndeshjen ndaj Arsenalit, protestuan për çmimin prej 62 paundësh të biletave për vizitorët.
Rreth 900 bileta për miqtë u refuzuan për atë ndeshje për shkak të çmimit të lartë, ndërsa në Londër, u desh ndërhyrja e policisë metropolitane për të shpërndarë turmën e protestuesve të ardhur nga Mançesteri.
“Ata që e ndjekin skuadrën e tyre edhe kur luan jashtë fushe, janë tifozët e vërtetë të saj,” tha kryetari i Shoqatës së Tifozëve Anglezë, Martin O’Hara. “Pa atmosferën që krijon tifozeria mike, futbolli humbet një pjesë të rëndësishme të magjisë së tij. “Kjo kategori tifozësh arrin të shpenzojë jashtëzakonisht shumë për skuadrën e tyre, ndaj duhet të ketë disa lehtësira financiare për ta.”
Pas shumë mbledhjesh dhe diskutimesh, Shoqata e Tifozëve Anglezë kërkon që të sensibilizojë të gjithë mbështetësit e futbollit që t’i bashkohen betejës së tyre në një zë. “Ne besojmë se çmimi prej 20 paund i biletave për vizitorët do të rrisë edhe më tepër interesimin e tifozëve për të ndjekur skuadrat e tyre edhe kur luajnë jashtë fushe,” shtoi O’Hara.
Vitin e shkuar Shoqata e Tifozëve zhvilloi një sondazh ku 92.2% e tifozëve të anketuar mendonin se çmimet e biletave ishin të larta.