DopioGomez mund Holanden, Gjermania ne cerekfinale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania fiton sërish falë këmbëve të Mario Gomezit. Nëse sulmuesi i Bajernit të Mynihut realizoi golin e tri pikëve në ndeshjen hapëse të të tijve në finalet e “Euro 2012”, ndaj Portugalisë, e ka bërë këtë gjë në mënyrë të dyfishtë edhe ndaj Holandës.
Duke siguruar kësisoji një tjetër sukses të të besuarve të Johakim Lëvit, që do të thotë ndryshe kalimi i Grupit B dhe pjesëmarrje në cerekfinale të këtij Europiani. Gjithcka ka shkuar sipas parashikimeve dhe “melodisë” së gjermanëve në të ashtuquajturën finale të parakohëshme me Holandën, sepse portokallinjtë kanë qenë të shushatur e të paorganizuar në pjesën e parë. Në të kundërt, Gjermania tregon personalitet, siguri në mbroijtje, fantazi në mesfushë dhe konkludim të saktë në portën e Stekelenburgut. Mario Gomez ka qenë vendimtar në dy raste, duke e shokuar Holandën dhe nxjerrë atë praktikisht nga loja, duke e detyruar t’i bëjë gati valixhet për t’u kthyer në shtëpi, duke u dorëzuar që në fazën e grupeve, edhe pse konsiderohej favorite kryesore për të fituar trofeun. Holanda e ka nisur me të njëjtin formacion si në ndeshjen e parë, teksa trajneri Marvjik ka lënë sërish në stol dyshen ofensive Van der Vart-Huntelar.
Po ashtu edhe Johakim Lëv konfirmon formacionin fitues ndaj Portugalisë. Vetëm me fillimin e pjesës së dytë nisin zëvendësimet. Të dy lojtarët holandezë të sipërcituar hidhen në fushën e lojës, duke i dhënë më tepër frymëmarrje e rrezikshmëri lojës së portokallinjve, që tashmë janë më tepër kërkues në prapavijën gjermane. Trajneri Johakim Lëv nuk preferon të bëjë ndonjë lëvizje, edhe për shkak se gjithcka te të tijtë ka funksionuar për bukuri dhe epërsia e dyfishtë që në pjesën e parë i jep atij siguri për suksesin. Holandezët krijojnë volum të madh loje, por nuk kanë qartësinë e duhur organizative dhe taktike, janë të rënduar psikologjikisht, mesfusha e tyre nuk arrin të ndërtojë aksione të rrjdhshme dhe të japë pasin final për Robin van Persi, i cili mbetet i izoluar në mbrojtjen kundërshtare.
Holanda dhe Gjermania karakterizohen nga një rivalitet historik dhe i vetmi parashikim i sigurt ishtë se në fushën e lojës do kishte një betejë tepër të fortë, me ndërhyrje të ashpra dhe mbase edhe me tension. Por, aspekti kualitativ i të dyja ekipeve garantonte deri diku spektakël. Holandës i duheshin medoemos tri pikët për të shpresuar te kualifikimi, dickaje që nuk ia arritën dot, ndërkohë që gjermanët nuk kishin asnjë shans që të hynin në fushën e lojës të demotivuar apo për të toleruar, pavarësisht se e kishin fituar ndeshjen e parë.
Sa i takon Holandës, paraqitja ndaj Danimarkës ishte zhgënjyese, pasi dështoi finalizimi i aksioneve dhe pati paqartësi në ndërtimin e tyre. Gjithsesi, “tulipanët” treguan një formë të mirë fizike, çka të bënte të mendoje se ata mund të ishin të aftë për të shlyer gabimet e sfidës së parë, në duelin e radhës. Porn ë fakt, në tërësi kanë përsëritur vetveten, duke gabuar e zhgënjyer sërish, kësaj here ndoshta në mënyrë të parikuperueshme, sepse duket se i kanë thënë lamtumirë finaleve të këtij Europiani. Futbollistët e shpejtë nga krahët, rikthimi i Shnajderit disi më i tërhequr në mesfushë, bëri që ekipi i Van Marvijk të rikthehej gjithashtu te moduli i praktikuar gjatë fazës kualifikuese, ku edhe ka shkëlqyer. I gjithë çelësi i suksesit ndaj Gjermanisë do bazohej te roli që do kishin tre futbollistë, Roben, Shnajder dhe Van Persi, pork y “trinitet” mbeti sërish larg mundësive reale, duke u angazhuar më së shumti në veprime individuale, lehtësisht të neutralizueshme nga gjermanët.
Gjermania, ashtu sikurse edhe ndaj Portugalisë, u tregua cinike, duke mos sulmuar me të gjitha forcat, por duke shfrytëzuar ato raste që u krijuan dhe duke marrë tri pikët. E njëjta filozofi loje praktikohet edhe ndaj Holandës, duke qenë se “tulipanët” luanin thuajse si Portugalia. Detyra më e rëndësishme u takoi sërish markimeve nga mbrojtësit Boateng, Lahm dhe dy lojtarëve të qendrës.
Të katërt arritën të shkëlqejnë sërish, duke i mbajtur larg portës së Nojerit lojtarët e spikatur ofensivë, që Holanda nuk i ka me pakicë. Holandezët e vuajtën presionin psikologjik dhe në një situatë të tillë, normalisht që do të kishin shanse të mëdha gjermanët që ta fitonin takimin, pasi edhe mbrojtësit e Van Marvijk u shpërqendruan dhe dolën në mjaft raste nga detyrat taktike. Sulmi i Joakim Lëvit nuk arriti të shkëlqejë në ndeshjen e kaluar, por nuk pati ndryshme në formacion, teksa Mario Gomez arriti të shënojë dy herë dhe t’u mbyllë gojën të gjithë kritikëve ndaj tij. Tashmë ai ka tre gola, duke qenë në krye të listës së golashënuesve të këtij Europiani, së bashku me rusin Dzagoev.
STATISTIKA
-Bilanci i Gjermanisë kundër Holandës në Evropian është negativ. Në katër ndeshje ata kanë fituar një, por kanë humbur dy dhe një herë kanë dalë barazim.
-Gjermania ka fituar vetëm një në gjashtë ndeshje kundër “tulipanëve”. Fitorja më e thellë për gjermanët ka qenë 7-0 në vitin 1959, ndërsa për Holandën 1-3 në vitin 2002.
-Në 17 ndeshjet e fundit “pancerat” kanë shënuar gjithnjë një gol. Një seri e tilla është realizuar nga qershori i vitit 2004 në gusht 2005. Sa herë që Gjermania fiton ndeshjen e parë, kualifikohet në finale (për të gjashtë herë).
-Holanda në katër Evropianet e fundit ka shënuar të paktën dy gola. Në 2008 ndëshkoi Francën 4-1.
-Jonas Eriksen do gjykojë takimin Gjermani-Holandë. Për 38-vjeçarin suedez do të jetë sfida e parë në Evropian.
Derisa vjen minuta e 73-të dhe sulmuesi i Arsenalit, përmes një gjuajtje nga distanca realizon golin e parë të Holandës në këto finale të “Euro 2012”, por që mbeti i vetmi në këtë sfidë. Rezultati përfundimtar ishte 2-1 për Gjermaninë, e cila siguron kësisoji kualifikimin për në cerekfinale, pas dy ndeshjeve të para në Grupin B. Me 6 pikë të plota, gjermanët e presin të qetë ndeshjen e tretë me Danimarkën, ndërsa Holanda duhet të bëjë gati valixhet për t’u kthyer në shtëpi, edhe pse matematikisht i kanë mbetur fare pak shpresa të vakëta.