Dopingu, amnisti për Maria Sharapovën?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sportistët e kapur me doping me substancën e ndaluar meldonium mund të shmangin pezullimin, pasi Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) ka lënë të hapur amnistinë për përdorimin e një substance të përfshirë në listën e të ndaluarave.
WADA njoftoi se listës së substancave dopuese prej 1 janarit i ishte shtuar edhe ilaçi për sëmundjen e zemrës. Dhe që nga fillimi i këtij viti kanë rezultuar pozitive plot 172 raste me doping.
"Aktualisht ka një mungesë të informacionit të qartë shkencor", tha WADA në udhëzimin e ri të shpërndarë të hënën. Sipas saj, prania e kësaj substance në sasinë e një mikrogrami në analizat e kryera përpara muajit mars të këtij viti, do të falen. Por kjo lëvizje e papritur e WADA-s ka bërë që të nisë festa në Rusi, shteti që po mban barrën më të rëndë nga ky skandal. Tenistja Maria Sharapova ishte e para e një profili të lartë në botën e sportit që doli pozitiv.
Por nga ai rast serisë së sportistëve rusë të dopuara me substancën meldonium iu shtuan sportistë nga disiplinat e boksit, patinazhit, not dhe sporteve të dimrit. Në një deklaratë të lëshuar nëpërmjet agjencisë zyrtare të lajmeve Tass, Ministria e Sporteve të Rusisë tha se "mbështet dhe mirëpret vendimin e marrë nga WADA, pasi ka treguar një gatishmëri për të kuptuar situatën". Kjo pasoi edhe komentet e vet ministrit Vitali Mutko se kriza e meldonium do të zgjidhet së shpejti.