Djali i Remzi Hoxhes: Ka ardhur momenti te shohim nese drejtesia eshte mbi Sali Berishen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Më datë 5 tetor 2012 Prokuroria do të japë pretencën e saj rreth rrëmbimit, torturimit dhe më pas zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Lidhur me këtë pretencë, ka dalë sot para mediave, Ardian Hoxha, djali i të zhdukurit.
“Familja jonë konsideron se tani është momenti kur Drejtësia në Shqipëri e kalon Testin apo jo. Tani është momenti ku do të shohim nëse Sali Berisha është mbi Drejtësinë apo jo”, - deklaroi Hoxha.
Familja jonë, - vazhdoi ai, - mbetet me shpresë se drejtësia do të vihet në vend dhe si rrjedhojë do të gjinden eshtrat e babit tim, dhe të ndalen së rrituri plagët e familjarëve të mi dhe miqve të familjes.
Më tej Ardian Hoxha thotë: “Duhet ta kuptojë Sali Berisha dhe klani i tij mafioz se përveç torturimit të babait tim dhe vrasjes së tij, edhe familja jonë është duke u torturuar qe 17 vite. Ne presim që drejtësia në këto momente ta bëjë punën e saj ashtu siç duhet dhe t’i tregojë opinionin Shqiptar dhe gjithë botës se nuk është e ndikuar dhe e manipuluar nga Sali Berisha dhe klani i tij mafioz. Shpresojmë se nuk do t’na i rrisin plagët dhe t’na i shtojnë dhembjet edhe më shumë”.
Duke folur mbi dosjen e babait të zhdukur, Ardian Hoxha tha: “Janë zhdukur provat nga ShIK dhe ShISH. Është zhdukur Bashkim Gazidede. Është zhdukur Ylli Xhaxhika. Është zhdukur Xhevat Hana. Kush do të zhduket tani? Kush e ka radhën? I bëj apel Organeve të Drejtësisë që të ndalin këtë krim të pakrahasueshëm me asnjë krim në botë. Ka njerëz që e shajnë diktaturën e Enver Hoxhës, i cili punonte po në këtë mënyrë, tani vazhdojnë t’a bëjnë diktatorët e rinj. Mjaft më”.
Ardian Hoxha përmendi më pas faktin se më 21 tetor bëhen 17 vite nga zhdukja e babait të tij dhe pohoi se janë “17 vite vuajtje dhe torturë”.
Në fund të deklaratës vjen dhe apeli: “Ju lutemi, keni pak mëshirë dhe mos na maltretoni më. Mjaft më me dhembje. Duam t’a kemi një varr për babain tim. Unë e di se ka prova të mjaftueshme për Gjykatën të merr vendimin e duhur, andaj presim që Drejtësia e Shqipërisë t’a kalojë testin dhe t’i thotë një herë e përgjithmonë NDAL krimit dhe torturave”, - përfundon deklarata nga Ardian R. Hoxha, djali i Remzi Hoxhës