Konsullja Lyra Carr: Shqiptare, mos bini pre e mashtrimit per lotarine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aplikimi për Lotarinë Amerikane ka 48 orë që ka nisur dhe shtetasit shqiptar nuk mund ta humbasin këtë mundësi që në ditët e para të aplikimit. Por, ajo që është më e rëndësishme, është se ata nuk duhet të bien viktimë e ndonjë mashtrimi nëpërmjet faqeve të internetit, që u kërkojnë para për aplikimin. Për të sqaruar këtë çështje gazeta “Shekulli” publikon intervistën me Konsullen e SHBA në Tiranë, Lyra Carr, e cila na njeh me të gjitha mënyrat e mashtrimit që përdoren nga faqet “pirate”. Nga ana tjetër, Lyra Carr, shprehet se nuk ka mundësi që personat që nuk japin identitetin e saktë të jenë pjesë e fituesve të Lotarisë Amerikane. Sipas saj, Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar dhe mjete të tjera për të identifikuar individët, të cilët paraqesin aplikime të shumta gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëzit që paraqesin më shumë se një aplikim do të skualifikohen dhe një rekord elektronik do të ruhet përgjithmonë nga Departamenti i Shtetit për këta persona.
Ankesat
Konsullja e SHBA, na njeh edhe me mënyrën se si duhet të ankohemi në rast se aplikuesit vënë re një gjë të tillë. Në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane janë vendosur paralajmërime rreth këtyre mashtrimeve. Kështu, të gjithë qytetarët që dëshirojnë të paraqesin një ankesë rreth mashtrimit në internet, të vizitojnë faqen e internetit econsumer.gov, të organizuar nga Komisioni Federal i Tregtisë, në bashkëpunim me agjencitë për mbrojtjen e konsumatorit nga 17 shtete (http://ëëë.econsumer.gov/english/). Gjithashtu, aplikuesit mund të raportojnë mashtrimin në Zyrën Federale të Hetimeve (FBI) Qendra e Ankesës për Krimin në Internet (Internet Crime Complaint Center). Për t'u ankuar rreth një emaili të padëshiruar, mund të vizitojnë faqen e Departamentit të Drejtësisë (Department of Justice Contact Us page).
Kanë kaluar 48 orë nga aplikimi për Lotarinë Amerikane, dihet që shqiptarët vazhdimisht aplikojnë për të shkuar në SHBA. Por çfarë duhet të kenë parasysh ata në ditët e para të aplikimit?
Periudha e aplikimit për Lotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë – DV-2014) filloi ditën e martë në orën 18:00, me orën lokale të Shqipërisë dhe p?rfundon n? orën 18:00 të datës 3 nëntor 2012. Të gjithë qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për këtë program duke ndjekur instruksionet e publikuara në faqen tonë të internetit. Megjithatë personat e interesuar për aplikimin e lotarisë duhet të lexojnë udhëzimet e detajuara në faqen e ambasadës http://albanian.tirana.usembassy.gov/, që të përcaktojnë përpara se të aplikojnë nëse ata kualifikohen nga arsimimi apo puna.
Si mund t'i siguroni ata që të mos bien pre e mashtrimeve?
Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos mashtrohen nga faqe interneti apo e-maile që reklamojnë Lotarinë Amerikane dhe që kërkojnë pagesë për këtë shërbim. Adresat e internetit të faqeve zyrtare të Qeverisë Amerikane mbarojnë me .gov. Të gjithë formularët dhe informacioni në lidhje me lotarinë ofrohen pa pagesë nga faqja e internetit të Departamentit të Shtetit për Shërbimet e Vizave ose nëpërmjet faqes së internetit të seksionit konsullor të ambasadës së SHBA-së në adresën e dhenë më sipër. Prandaj mos bini pre e mashtrimeve.
A mund të plotësohet Lotaria në mënyrë jo individuale? Domethënë ta plotësojë dikush tjetër në vend të aplikuesit të vërtetë?
Aplikuesit mund të përgatisin dhe dorëzojnë regjistrimin e tyre (aplikimin elektronik fillestar), apo të kenë dikë tjetër për të aplikuar për ta. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga individi vetë, apo nga një avokat, mik, i afërm etj, vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emër të secilit person dhe i regjistruari për Vizën e Shumëllojshmërisë mbetet përgjegjës për të siguruar që informacioni i dërguar në aplikim është i saktë dhe i plotë. Edhe nëse dikush tjetër ju ndihmon me aplikimin tuaj, sigurohuni që pasi të plotësoni formularin, të merrni numrin e konfirmimit. Numri i konfirmimit është e vetmja mënyrë për të kontrolluar nëse jeni përzgjedhur si fitues për lotarinë e vitit 2014.
Ju, jeni në dijeni se me Lotarinë Amerikane bëhen edhe mashtrime për t'u marrë para qytetarëve?
Po. Disa faqe interneti përpiqen të mashtrojnë klientët dhe publikun duke i bërë të mendojnë që ato janë faqet zyrtare të internetit dhe mund të lidhen me ju me e-mail për t’ju joshur me ofertat e tyre. Këto faqe interneti mund t’ju kërkojnë të paguani për shërbimet që nuk do t’i merrni (të tilla si tarifat aplikimin për vizën e lotarisë dhe të emigrimit) në përpjekje për të vjedhur paratë tuaja. Nëse ju dërgoni një shumë parash për këta mashtrues, ata kurrë nuk do t’ju kontaktojnë më. Gjithashtu, ju duhet të jeni i kujdesshëm para se të dërgoni në këto faqe interneti të dhënat personale, të cilat mund të përdoren për mashtrim ose vjedhje të identitetit.
Çfarë është bërë apo kërkuar ndonje gjë nga Ambasada Amerikane për të shmangur mashtrimet?
Në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane kemi vendosur paralajmërime rreth këtyre mashtrimeve. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët që nëse dëshirojnë të paraqesin një ankesë rreth mashtrimit në internet, të vizitojnë faqen e internetit econsumer.gov, të organizuar nga Komisioni Federal i Tregtisë, në bashkëpunim me agjencitë për mbrojtjen e konsumatorit nga 17 shtete (http://ëëë.econsumer.gov/english/). Gjithashtu mund të raportojnë mashtrimin në Zyrën Federale të Hetimeve (FBI) Qendra e Ankesës për Krimin në Internet (Internet Crime Complaint Center). Për t'u ankuar rreth një emaili të padëshiruar, mund të vizitojnë faqen e Departamentit të Drejtësisë (Department of Justice Contact Us page).
Nëse dikush fut të dhëna të pasakta për të fshehur identitetin e vërtetë, si mund të verifikohet?
Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar dhe mjete të tjera për të identifikuar individët, të cilët paraqesin aplikime të shumta gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëzit që paraqesin më shumë se një aplikim do të skualifikohen dhe një rekord elektronik do të ruhet përgjithmonë nga Departamenti i Shtetit për këta persona. Individët mund të aplikojnë për programin e lotarisë çdo vit gjatë periudhës së rregullt të regjistrimit.
Çfarë u sugjeroni shtetasve shqiptarë që kërkojnë të bëjnë plotësimin e Lotarisë?
Do të sugjeroja që përpara se të plotësoni formularin ju lutem lexoni me kujdes udhëzimet e plota. Regjistrimi për lotarinë bëhet në faqen e internetit: ëëë.dvlottery.state.gov. Rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të Ambasadës: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html
Cilat janë disa nga pikat që ata duhet të kenë kujdes?
Plotësimi korrekt i informacionit në aplikimin e tyre për Lotarinë Amerikane. Para aplikimit p?r lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë.