Djali i Faik Myrtajt: Berisha do perballet me gjithe fisin tim
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pak minuta pas vendimit të gjykatës për shpalljen si të pafajshëm të akuzuarve për vrasjen e protestuesve të “21 janarit”, ka reguar një prej familjarëve të viktimave.
Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, është shprehur se vendimi është “varrosje për së gjalli” për atë. Renato në një lidhje telefonike për “A1 Raport”, ka shtuar se një vendim të tillë e priste pasi “përderisa z.Kryeministër dha urdhër edhe do t’i mbronte”. Por ai ka theksuar se nuk mbaron me kaq. Berisha tha ai, do të përballet jo vetëm me atë por të gjithë fisin e tij dhe të tre viktimave të tjera të “21 janarit”.
“Nuk do përballet vetëm me mua po me të gjithë fisin tim, aleksi Nikës, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Vetëm po na vrau të gjithëve vetëm atëherë do të gjejë rehat”, u shpreh djali i Faik Myrtajt.