Gazsjellesi TAP, Shqiperia finalizon pjesen e saj te marreveshjeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqipëria finalizoi dje të gjitha detyrimet politike dhe teknike për ndërtimin e gazsjellësit TAP nga Azerbajxhani në Itali, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Këshilli i Ministrave miratoi dje në parim marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi, e cilësuar tashmë si një nga projektet më të rëndësishme energjetike jo vetëm për Shqipërinë. “Vetëm në territorin e Shqipërisë, – u shpreh Kryeministri, – investimi arrin në 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt e indirekt gjatë ndërtimit e funksionimit të tij mbi 20 mijë vende të reja pune”.
Kryeministri Berisha theksoi se me këtë projekt, me pozicionin e saj gjeografik dhe depot natyrale të gazit prej disa miliarda metër kub, Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon, ndërsa garantoi se projekti i viteve në vazhdim është ai për gazifikimin e vendit. “Gazifikimi nënkupton përdorim e gazit për ngrohje e gatim, si dhe shpenzime më të ulëta për çdo familje shqiptare për ngrohje e gatim, pra nënkupton një rritje të standardit të jetesës e mirëqenies për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do paguajnë më pak për energjinë e tyre për ngrohje e gatim”.
Kryeministri Berisha siguroi se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet e saj në kuadër të këtij projekti. “Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze në trajektoren e saj, ka krijuar ekipet e shpronësimeve ku ai do të kalojë dhe ekipe të tjera dhe është e vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e vet në mënyrën më serioze.” Ndërkohë, Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon, pasi vetë pozicioni i saj gjeografik është shumë i rëndësishëm. Ajo është jo vetëm një vendkalim i gazsjellësit drejt Italisë, por ekziston edhe një potencial tjetër i madh, që gazi, krahas trajektores së gjertanishme, të shkojë drejt Ballkanit të Veriut.
“Bashkimi Europian po studion e konkretizon çdo ditë e më shumë një projekt tjetër të gazsjellësit të quajtur JAP, Jonian Adriatik Pipeline, i cili fillon nga Fieri dhe përfundon në Slloveni”, – njoftoi dje Kryeministri. Sipas tij, ky gazsjellës ndërtohet me vendosmërinë dhe vullnetin e BE-së, për këtë zonë që vuan për gaz, nuk ka sasinë e nevojshme, madje Shqipëria nuk e ka fare në përdorim – me anëtarësimin e Kroacisë në BE, dy prej tyre bëhen vende anëtare të BE-së. “Gazi i gazsjellësit Trans Adriatik ka të gjithë shanset të shkojë drejt veriut të Ballkanit nga Shqipëria, nëpërmjet gazsjellësit JAP. Natyrisht, ky është projekti më konkret dhe fillimi për punimet e tij do të mund të kapin fundin e këtij viti. Vendimi pritet të merret nga mesi i vitit”, – shtoi më tej ai.
Qeveria nis punën për masterplanin e gazifikimit të vendit
Ministria e Ekonomisë në muajt në vijim do të nisë hartimin e një masterplani për gazifikimin e vendit. Të interesuar për financimin e projektit të fizibilitetit janë aksionerët e projektit TAP, por edhe kompania azere SOCAR. Institucionet e specializuara (METE dhe ERE) janë duke u marrë me hartimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, në bazë të të cilit do të krijohet ai që do të quhet masterplani i zhvillimit të sektorit të gazit në Shqipëri.
Rrugët nga mendohet se do të furnizohemi me gaz janë: Lindja e Mesme, projekti i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline që lidhet me Kroacinë e që do të japë lëvizje dhe rrjedhje të gazit në dy kahe), por edhe zbulimi i vendburimeve të reja të gazit. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në muajt në vazhdim do të mund të flitet për nisjen e punës për hartimin e masterplanit të gazit.
Edhe pse tregu i gazit është pothuajse inekzistent, Shqipëria ka pasur një histori prodhimi të gazit, që në momente të caktuara ka arritur deri edhe në 1 miliard kub në vit. Ky gaz përdorej kryesisht në sektorin e industrisë, por edhe në gjenerimin e energjisë elektrike. Me kalimin e viteve, burimet kryesore të gazit që ndodhen kryesisht në Shqipërinë e Mesme, shteruan prodhimin derisa tani kemi të bëjmë me një prodhim minimal që përdoret kryesisht për nevoja teknologjike.