e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'21 janari', Prendi dhe Llupo shpallen te pafajshem

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'21 janari', Prendi dhe Llupo shpallen te pafajshem
Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo janë shpallur të pafajshëm. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për ngjarjen e “21 janarit: ku mbetën të vrarë katër protestues. Gjyqtari Besnik Hoxha rrëzoi akuzën e prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, akuzë për të cilin kishte kërkuar 23 vjet për Prendin dhe 25 për Llupon.

Pas vendimi gjykata urdhëroi lirimin e Prendin nga "arresti shtëpiak" dhe lirimin e Llupos nga burgu. Prokurori i çështjes deklaroi se Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar direkt mbi protestuesit e vrarë në protestë.  Ish-kreu i Gardës së Republikës Prendi akuzohej për vrasjen e protestuesit Faik Myrto ndërsa gardisti Llupo për vrasjen e Hekuran Dedës dheZiver Veizit. Faktet e zbuluara nga prokuroria dëshmojnë se, punonjësit e Gardës së Republikës kanë qëlluar mbi 500 herë nga plumbat e të cilëve mbeten katër të vrarë dhe shtatë të plagosur.