Disiplina gjobit Partizanin dhe Skënderbeun për tifozët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
1. Klubi i Partizanit, për sjelljen e gabuar të spektatorëve të tij, dënohet me 200.000 lekë gjobë, në bazë të nenit 66/1 të KDS-së.
Gjithashtu, paralajmërohet se, në rast përsëritje të shkeljes përkatëse, do të përshkallëzohen masat disiplinore, bazuar në nenin 13 të KDS-së.
2. Klubi i Skënderbeut, për sjelljen e gabuar të spektatorëve të tij, duke dëmtuar stolat në shkallët e stadiumit, dënohet me 30.000 lekë gjobë, bazuar në nenin 66/2 të KDS-së.
3. Lojtari i Laçit, Kevin Bardhi, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/ 1.e të KDS-së.
4. Lojtari i Kamzës, Alfred Delialli, dhe ai i Korabit, Sokol Mziu, për goditje ndaj njëri-tjetrit, dënohen secili me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.
5. Lojtari i Partizanit B, Fabio Hasa, dhe lojtari i Tiranës, Gabriele Mezini, për ofendimet ndaj njëri-tjetrit, dënohen secili me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.d të KDS-së.
6. Zyrtari i Sukthit, Ded Shahini, për protestë ndaj vendimit të arbitrit me gjeste dhe fjalë ofenduese, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.
7. Klubi i Egnatias, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës, bazuar në nenet 66/1 dhe 65/4 të KDS-së.
8. Klubi i Naftëtarit, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar akte të dhunës dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës, humbjen në tavolinë me rezultatin 3-0 me Tepelenën.
9. Vllaznia U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3- 0 me Internacionalin U-19 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS-së.
10. Lojtari i Akademisë U-19, Rei Qurdedi, për sjellje të keqe ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
11. Lojtari i Akademisë U-19, Dean Shehi, për sjellje josportive ndaj personave të tjerë, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
12. AF Dinamo U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3- 0 ndaj Skënderbeut U-17 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS-së.
13. Vlora U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3- 0 ndaj Tomorit U-17 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS-së.
14. Trajneri i Internacionalit U-15, Olgert Muka, për protesta me fjalë dhe gjeste ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.