Dimri i madh i Ilir Metes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“LSI është një parti që po shterron. LSI në të gjithë Shqipërinë, nga sondazhet që kam parë, ka shkuar më pak se 2%. Bëra mirë që u largova nga anija, përpara se të mbytej”. Këto fjalë nuk dilnin nga goja e Pëllumb Xhufit, Fatos Klosit apo Ndre Legisit një vit më parë, në momentin e largimit të tyre nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ato janë artikuluar pak ditë më parë nga goja e Dritan Priftit, njeriut që kur Xhufi e të tjerët braktisnin partinë e tyre për shkak të aleancës së papritur me Berishën, bëhej lajmëtari i një formule të re politike, e cila sot ka gllabëruar më të parin atë vetë. Saga e konfliktit Meta-Prifti, e nisur si një rivalitet i heshtur në momentin e shpalljes së koalicionit PD-LSI, ka ardhur drejt fundit të saj këto orë, kur mes dy kolegëve të dikurshëm, vendin e bashkëpunimit e kanë zënë sulmet personale dhe helmet që kanë futur në krizë të gjithë maxhorancën.
Dritan Prifti, mesazheri i 28 qershorit, siç ështëkonsideruar nga mediat, ka qenë edhe viktima e parë e kabinetit. Një fatalitet kuptimplotë për njeriun që konsiderohej si njëri ndër njerëzit më të fuqishëm dhe të stabilizuar të qeverisë.
Paraditen e 13 shtatorit gjithçka ka marrë fund. Prifti s’e ka parë me veten ministër, Meta ka lënë diplomacinë për ekonominë, kurse Berisha është munduar më kot të bëjë zjarrfikësin, ndërsa flakët kishin shkuar deri në çatinë e qeverisë.
Pas një tërheqjeje të shkurtër, gjatë së cilës Dritan Prifti iku jashtë vendit, ai u rishfaq në ekranet e televizioneve të Tiranës edhe më i ashpër se më parë. Konsideratat e tij në daljen e dytë publike nuk preknin më vetëm të akuzuarit e herës së parë: Metën dhe Kuliqin. Ai hodhi në tapetin e politikës iniciale personash pranë kreut të LSI që tentuan të përfitojnë në rrugë të paligjshme, deklaroi se partia e tij ishte në kuotën e 2 përqindshit dhe shpalli, ç’është më kryesorja, daljen në opozitë me qeverinë. Pra, rreshtimin përkrah Paulin Sterkajt, në krahun e të ikurve të një koalicioni që tani varet më shumë se kurrë tek numrat dhe tek shëndeti i fortë i deputetëve e ministrave që s’duhet të humbasin më thuajse asnjë seancë parlamentare.
Ikja e Priftit ka efektin e një problemi jo të vogël për kryeministrin Berisha. Por ajo ka përmasat e një drame të vërtetë për LSI, një forcë politike e goditur një vit e ca më parë nga një tjetër valë ikjesh të figurave qëndrore. Pas largimit të Pëllumb Xhufit, Sabit Brokajt, Fatos Klosit, Ndre Legisit e Mustafa Muçit, kjo e Dritan Priftit shënon ikjen e një personi me peshë për gjeografinë dhe imazhin politik të partisë. Deputet i një zone ku tradicionalisht LSI është ndjerë e fortë (kryesisht për shkak të tij), Dritan Prifti është kthyer sot në një problem jo të vogël për ish-partinë e tij, me sulmet publike, akuzat konkrete dhe së fundi edhe me paraqitjet në derën e prokurorisë, prej ku ka dalë duke deklaruar se “do të dalë shumë llum në sipërfaqe, do të jetë hetimi i dekadës”.
Duket sikur lëvizja fillimisht e padëmshme e Metës drejt ekonomisë, duke nxjerrë jashtë loje Priftin, i ka hapur shishes grykën, duke i lënë djajtë që të dalin jashtë. Në fakt situata ka qenë e vështirë edhe me Dritan Priftin të rreshtuar “në llogore”. Defekti më i rëndë lidhet ndoshta me daljen e kësaj force politike nga pjesa e spektrit ku ajo e rreshton veten natyrshëm. Pra, një problem taktik, madje ideologjik, më shumë sesa një përplasje personash. Sistemi elektoral që nxorri parlamentin aktual ishte i dizenjuar për të dëmtuar LSI-në. Ky nuk është më një sekret, të gjithë e dinë se Rama, me aprovimin e heshtur të Berishës, kërkoi që të aplikojë një formulë elektorale, e cila do ta bënte sa më të vështirë daljen e deputetëve nga rradhët e LSI. Nëse në 28 qershor kjo parti mundi të ruajë një nivel gjithsesi të pranueshëm mandatesh dhe më pas të faktorizohet, si pasojë e një numri rrethanash unike që u krijuan, tashmë rruga për Ilir Metën është në ngjitje. Ka fare pak gjasë që socialistët të bien dakort me demokratët për një tjetër sistem elektoral nga ky i tanishmi, në votimet e përgjithshme pasardhëse. Që do të thotë se nëse Meta e kishte të vështirë të mbijetonte në qershor 2009 (Prifti thotë se ai vetë nuk mbijetoi në fakt, por u ndihmua nga Rama), herën e ardhshme me shumë gjasë LSI rrezikon të mos ketë më përfaqësues në parlamentin e ardhshëm.
Fati e deshi që karroja e LSI të lidhet në 29 qershor me atë të PD-së. Por sërish fati po i dikton Ilir Metës që ta lidhë edhe më fort partinë e tij, pas asaj të Sali Berishës. Në kohë paqeje (nënkupto kur s’ka zgjedhje), kjo mund të jetë një barrë e lehtë për t’u mbajtur për lsi-stët. Por në kohë lufte (nënkupto kur ka zgjedhje), momenti moral i ballafaqimit me hapin e hedhur pas 28 qershorit, por edhe konsumi i pashmangshëm i mandatit aktual, vështirë se mund të lejojnë që LSI të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të shkuara. Së bashku me ujin nën ura, kanë rrjedhur edhe shumë vota, të cilat dikur u hodhën për të hequr Berishën dhe për të qeverisur me të majtën. Në këtë listë kusuresh, duhen llogaritur padyshim edhe rrjedhjet e figurave drejtuese qëndrore të partisë. Pas hemorragjisë së parë, në verën e vitit të shkuar, goditja e Dritan Priftit, një deputeti që u zgjodh me votat e tij në Fier, përbën një krisje të dytë të madhe në trupin e një partie që sot është më e brishtë se kurrë, në këtë prag-fushate zgjedhore.
Meta është sot një njeri po aq i vetmuar në poltronin e kreut të partisë, sa ishte Berisha në mesin e viteve ’90, kur e patën braktisur thuajse të gjithë kolegët e ditëve të para të PD dhe kur drejtonte me dorë të hekurt gjithçka. E ndërsa Doktori, për shkak të peshës së partisë së tij, mundi ta rimbledhë të gjithë nebulozën e dhjetoristëve, Meta po tregon se e ka të vështirë të kontrollojë një forcë politike të vogël dhe rregullisht në rrezik zhdukjeje. Mjeshtër i menaxhimit të situatave, kur kishte në dorë një timon të madh e të rëndë si ai i PS, ai po zbulon të gjithë dobësinë, e cila në fakt nuk është totalisht e tija si person, por edhe e peshës speficike modeste të formacionit që ai drejton. Forcimi i gjuhës në publik dhe ruajtja e një qetësie formale përballë kamerave, nuk mund ta ndreqë sadopak pozitën e vështirë ku po lundron Ilir Meta dhe partia e tij, një forcë politike e konceptuar fillimisht si një formulë fitimtare dhe me pretendime krejt të tjera nga ato të sotmet.
Kur në vjeshtën e vitit 2004, LSI merrte një rrugë të ndryshme nga ajo e PS dhe sidomos, kur pas disa muajsh ajo u bë një faktor vendimtar për nxjerrjen e socialistëve në opozitë, pritshmëria rreth këtij projekti ishte më e lartë se kurrë. Sot, kur kthen kokën, pas nga ajo mikroklimë politike ka mbetur pak, fare pak. Nevoja për përfshirje me çdo kusht në qeverisje, ka qenë mesa duket molla e ndaluar që Meta ka kafshuar. Pas këtij momenti, LSI prishi jo vetëm kontratën elektorale që kishte me zgjedhësit më 28 qershor, por përjetoi edhe një numër përplasjesh të brendshme, të cilat kanë bërë që sot në tryezën e lidershipit të ketë shumë karrike bosh. Ndoshta ikja e Dritan Priftit nuk do të jetë e fundit, si për të reflektuar humorin e keq që mbizotëron sot në selinë e LSI. Sot kjo parti ndoshta ka disa miliona më shumë në xhepat e saj të fshehtë, por me një kosto të kripur, që mund ta dënojë rëndë në testin më të parë elektoral. Paraja është një melhem magjik, por mesa duket, jo për çdo lloj sëmundjeje. Ky do të jetë një dimër i vështirë për partinë e zotit Meta.
Pëllumb Xhufi: E kam ditur se do përfundonte kështu
Zoti Xhufi, LSI-ja po kalon një periudhë debatesh të brendshme mes Ilir Metës dhe Dritan Prifit, i cili u dorëhoq së fundi në mënyrë publike nga posti i nënkryetarit, duke braktisur partinë. Si i keni përjetuar këto ngjarje ju, që jeni ndër ish-drejtuesit kryesorë të partisë, që u larguat pas aleancës Berisha-Meta?
Kjo që ndodh sot në LSI është shfaqja publike e një kontradikte të vjetër që ekziston në atë forcë politike mes dy frymëzimeve, që unë i quaj “LSI-ja reale” dhe “LSI-ja fiktive”. Ndërsa LSI-ja reale ishim ne që aspironim për një parti me një fytyrë tjetër, novatore në politikën shqiptare dhe një program të qartë vizionar dhe një qëndrim të prerë antikorrupsion, LSI-ja fiktive ishte kjo që shohim sot. Pra, një parti e tenderave, e cila kur erdhi në pushtet, harroi programin e saj, shkeli interesat kombëtare (kujtoj deklaratat proserbe dhe aleancat me Beogradin). Ministri i Ekonomisë i kohës, Prifti, deklaronte kur merrte detyrën se kishte si synim primar privatizimin e aseteve që menaxhonte. Pra, jo krijim asetesh të reja, por privatizim i të vjetrave. Përplasjet aktuale, për pasojë, s’kanë asnjë moral. I vetmi ekuacion që i ka mbajtur të lidhur këta persona që sot grinden, ka qenë përfitimi maksimal. Në këtë kuadër përfshihet edhe deklarimi i zotit Meta, se mazhoranca do të qeverisë deri në vitin 2013.
A është kjo situatë e re, një shpagim i vogël për ju që e braktisët LSI-në një vit më parë?
Aspak jo! Fatet tona, flas të paktën për vete, me ato të njerëzve të mësipërm, nuk lidheshin thuajse në asnjë pikë. Me situatën ku ndodhet aktualisht LSI-ja, ndjej sinqerisht një keqardhje të pastër për mijëra të zhgënjyer, që patën iluzionin ose votuan këtë projekt politik. Ndihem keq për shpirtrat e mashtruar, që la pas etja për pushtet e atyre që drejtojnë sot LSI-në. Megjithatë, besoj se mund ta them pa problem sot, se e dija që do të ndodhte kështu, ashtu siç jam në gjendje të parashikoj se ç’do të ndodhë nesër me LSI-në.
Meqë po thoni se e dini atë që do të ndodhë nesër, a mund të parashikoni se cila ka për të qenë pesha e kësaj force politike, pas këtij sherri të fundit?
Nuk përbën sekret fakti që vijoj të ruaj kontakte të ngushta me përfaqësues të caktuar të partisë, me militantë dhe votues të saj. Mund të them me keqardhje se këtë parti sot nuk e ndjek më askush, veç atyre pak njerëzve, të cilët ende i lidh interesi i ngushtë personal me vendin e punës apo diçka tjetër të ngjashme.