Prifti dorezon dosjen 'e zeze' te kontrabandes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Me një dosje “të zezë” voluminoze në duar, ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, është paraqitur dje në Prokurorinë e Tiranës, duke denoncuar zyrtarisht kontrabandën e naftës nga Policia e Shtetit dhe nga individë të veçantë. Me dokumente të siguruara gjatë postit ministror, deputeti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për dëshmi si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Ai është paraqitur para drejtuesit të njësisë Task-Forcë, Dritan Rreshka, rreth orës 13:00 dhe gjatë dëshmisë triorëshe i ka servirur të gjitha të dhënat hetuesve të çështjes, duke i ndihmuar ata për të zbardhur kontrabandën e naftës virgin. Burimet zyrtare të akuzës tregohen të rezervuara në dhënien e informacioneve, ashtu si dhe vetë Prifti pas daljes nga prokuroria. Megjithatë, ajo çka mësohet nga burime konfidenciale është se deputeti i pavarur ka treguar një pjesë të mirë të skemës së kësaj kontrabande, madje nuk ka ngurruar që para drejtuesit të Task-Forcës të tregojë emra dhe t’i paraqesë dokumente me vlerë.
Dëshmia
Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i përgjigjet thirrjes së prokurorisë dhe u paraqit pranë prokurorëve të njësisë Task-Forcë për të dhënë dëshminë e tij për kontrabandën e naftës së papërpunuar ose siç njihet ndryshe, “virgin”. Deputeti i sapolarguar nga LSI, u paraqit i përpiktë në dyert e prokurorisë. Në hyrje të saj ai ka dhënë një deklaratë për mediat e shumta të pranishme. “Kam ardhur në prokurori për të bërë detyrën time si qytetar. I qëndroj akuzave që kam bërë publike dhe do t’i paraqes prokurorisë faktet dhe dokumente për të gjithë evazionin dhe kontrabandën që ka ndodhur”, tha Prifti, para se të shoqërohej në katin e pestë të akuzës së kryeqytetit, ndërsa vijoi se “besoj dhe shpresojmë që prokuroria këtë gjë ta marrë parasysh, se nëse do ta marrë parasysh, ky do të jetë një ndër hetimet e dekadës, sepse ka për të dalë shumë llum”.
Në media, Prifti, pas shkarkimit nga posti i ministrit, akuzoi si të përfshirë në kontrabandën e naftës Policinë e Shtetit dhe zv/drejtorin e përgjithshëm, Agron Kuliçajn. Sipas tij, nafta virgin nuk është eksportuar, por u është shitur kompanive vendase, në një kohë që është produkt i ndaluar për t’u përdorur në tregun shqiptar. Ajo është hedhur në depozitat me karburant të pastër dhe u është shitur shqiptarëve me një çmim të lartë, duke ngrohur xhepat e biznesmenëve të “arit të zi”. Prokuroria e Tiranës, prej tri ditësh, ka hapur një hetim dhe hetuesit kanë sekuestruar të gjitha materialet që janë konsideruar si provë për hedhjen dritë mbi akuzat për kontrabandën e naftës si dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve doganore në Itali e Gjermani. Hetuesit do të marrin në duar të gjithë dokumentacionin e deklaruar pranë organeve doganore, sa i përket eksportit të naftës virgin dhe do ta krahasojë me informacionet që pritet të mbërrijnë nga Italia dhe Gjermania.
Hetimet
Dyshimet e prokurorisë për kontrabandën e naftës janë vërtetuar edhe nga dëshmia e plotë e Priftit. Gjatë tri orëve, ai ka denoncuar të gjitha rastet e dyshimta si dhe auditet që ka realizuar nga seksioni i hidrokarbureve në Ministrinë e Ekonomisë, të cilën e drejtonte deri para pak javëve, ministri e cila drejtohet tashmë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta. Deputeti mësohet se ka dëshmuar se nga ana e ministrisë që drejtonte ka pasur tendenca për ta luftuar këtë fenomen, megjithatë kishte “presione” të vazhdueshme nga individë që qëndronin pas emrave të zyrtarëve të lartë të administratës qendrore. Prifti ka deklaruar se dyshimet mbi policinë janë të faktuara, pasi sa herë që jepej një informacion, blutë nuk ndërhynin, madje i shoqëronin cisternat me karburant në destinacion.
Në sytë e të gjithëve, nafta virgin hidhej në depozita me karburant të pastër dhe shitej me një çmim shumë herë të lartë. Pas daljes nga organi i akuzës, ish-ministri i Ekonomisë deklaroi se si ministër kishte informacione për të gjitha akuzat. “Në dispozicion të prokurorisë kam vendosur materiale që ata të hetojnë. I qëndroj akuzave që kam bërë dhe nuk ka detaje të mëtejshme”, vijoi deputeti i pavarur, duke kërkuar që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtij hetimi. Ai tha se hetuesit nuk duhet të ndikohen nga presionet politike, ndërsa saktësoi se deklaratat e kreut të doganave janë të pasinqerta, pasi “Policia e Shtetit ka gisht në këtë kontrabandë”.