e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dhune ne futboll, goditet ne koke Presidenti i Tiranes, Refik Halili

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dhune ne futboll, goditet ne koke Presidenti i Tiranes, Refik Halili

Goditet me sende të forta presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili gjatë ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në stadiumin “Loro Borici” në qytetin e Shkodrës. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Tirana pretendoi një penallti, por arbitri i ndeshjes nuk ka qenë i këtij mendimi duke sjellë edhe revoltën e presidentit të Tiranës pranë vëzhguesit të ndeshjes. Në këtë moment tifozët e Vllaznisë nga tribuna VIP e kanë qëlluar Halilin me sende të forta duke i shkaktuar disa dëmtime në kokë. Pas precipitimit të situatës ka ndërhyrë FNSH në ambientet e stadiumit, ndërsa mjekët e ekipit të Vllaznisë i kanë dhënë ndihmën e parë Presidentit të Tiranës. Incidenti ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, deri sa është qetësuar gjendja për të rinisur më pas.

Nga përleshja ka mbetur i plagosur edhe një polic dhe 5 tifozë të ekipit të Tiranës. Ndërkaq, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër tifoz, babai i njërit prej futbollistëve të Shkodrës, i cili dyshohet se është goditur me thikë nga tifozët e Tiranës. E ndërsa në fund ndeshja përfundoi 1-1, përleshja mes dy tifozerive vazhdon edhe jashtë ambienteve të stadiumit.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Tiranës janë hedhur në fushë, ndërsa kanë thërritur “e pushtuam” e “pushtuam”, po kështu janë thyer stolat dhe provokuar tifozët e Vllaznisë. Tifozeria e Tiranës ka ngelur brenda stadiumit, pasi stadiumi është pushtuar nga tifozët e Shkodrës. Por situata mund të rëndohet, pasi tifozët shkodranë nuk po largohen rrethimi i stadiumit.