Deshton kerkimi per Bleonen, policia s'hyn ne zonen e minuar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deshtojne kerkimet per gjetjen e vajzës 7-vjeçare Bleona Mata nga fshati Zapod i rrethit të Kukesit e cila rezulton e zhdukur prej 22 majit të këtij viti. Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukesit,xhenierë të ushtrisë, por edhe specialistë nga Krimet e Rënda janë nisur dje në mëngjes për në fshatin Zapod të Kukësit për të rinisur kontrollin e zonës, por edhe për të marrë në pyetje banoret e këtij fshati në lidhje me çeshtjen "Bleona". Rifillimi i kerkimeve ka pasur si objekt një zonë të dendur me pyje e shkurre në kufirin Shqipëri-Kosovë e pa kontrolluar më parë, por edhe disa zona të kontrolluara në muajin maj .
Por forcat e policisë dhe ato xheniere nuk mundet te hynë në zonë për shkak të rrezikut nga minat serbe të vendosura në këtë zonë të kufirit në pranverën e vitit 1999. Burime të policisë, por edhe të grupit të hetimit kanë bërë të ditur për "Shekulli"-n se kerkimi në kufirin Shqipëri-Kosovë në zonën midis fshatrave Zapod në Shqipëri dhe Kertec e Rrapçe në Kosovë është i pamundur pasi në kete rajon në territorin e Kosoves ekziston rreziku i minave serbe.
Drejtuesit e policisë, por edhe specialistët e xhenios kanë kontaktuar me zyrtarët e KFOR-it, por këto të fundit nuk kanë dhenë garanci pasi zona per te cilen mendohet të kontrollohet është e minuar."Në bazë të hartave që na ka vene në dispozicion ushtria serbe zona është e minuar dhe në këtë zona nuk ëhtë kryer proçesi i çminimit" ka qenë përgjigjia e zyrtarëve të KFOR-it. Megjithatë policia ka kryer edhe e një herë kontrolle në zonat e kontrolluara më parë.
"Kemi rezerva se kontrolli i policisë në muajin maj nuk është bërë ashtu siç duhet megjithate rikontrolli i zonës ka të bëjë me pistat e reja të hetimeve" ka deklaruar për "Shekulli"-n ,kryetari i grupit të hetimit, prokurori Anton Martini. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila prej katër muajsh po heton zhdukjen misterioze të 7-vjeçares Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukësit, ka ngritur tre pistat e fundit hetimore, të cilat kanë mbetur pa u zbardhur. Pjesëtarë të grupit grupit hetimor të kësaj çështjeje nga dita e martë po qendrojnë në Kukës për të kryer një sërë veprimesh procedurale e hetimore në lidhje me zhdukjen e Bleonës pasditen e 22 majit të këtij viti.
"Gjatë analizës së fakteve dhe provave të grumbulluara ka rezultuar se të gjitha pistat e mundshme të ngritura gjatë këtyre katër muajve janë hetuar. Por kanë mbetur edhe tre pista pa u sqaruar: ajo e krehjes (kontrollit) të imtësishëm të zonës kufitare brenda territorit të Kosovës, për shkak se mali është i dendur dhe ekziston rreziku i minave të pazbuluara. Kjo zonë është minuar nga autoritetet serbe para dhe gjatë luftës në Kosovë.
Përveç kësaj piste, gjatë ditëve në vazhdim do të zbardhen edhe dyshimet nëse Bleona Mata ndodhet te tezja e saj (motra e nënës së vajzës) që është e martuar në Maqedoni. Familjarët kanë ngritur dyshimet se 7-vjeçarja mund të jetë marrë nga tezja e saj për shkaqe ende të pazbardhura, pasi mes dy motrave kishte pasur kontradikta prej kohësh. Gjithashtu pritet që të merren në pyetje edhe tre motrat (tezet e 6-vjeçares) bashkë me nënën e saj, pasi mes tyre ekziston një mosmarrëveshje e hershme familjare",- thuhet nga burimet e prokurorisë. Me zbritjen e hetuesve në fshatin Zapod të Kukësit pritet të rimerren në pyetje edhe vajzat (halla dhe kushërirat e 6-vjeçares) që në momentin e zhdukjes së Matës ishin së bashku sipër shtëpive të banimit, duke kullotur bagëtitë. Ka qenë data 22 maj e këtij viti, kur gjatë pasdites Bleona Mata ka ndjekur nga pas hallën e saj, e cila po ngjitej 500 - 600 metra mbi shtëpitë e banimit së bashku me shoqet për të kullotur bagëtitë. Sapo ka mbërritur te vendi ku ndodheshin vajzat duke kullotur bagëtitë, ajo është ulur duke ngrënë bukë ndërsa vajzat janë larguar për t'i kthyer bagëtitë. Kur janë kthyer pas 10 - 15 minutave, ato nuk e kanë gjetur 6-vjeçaren në vendin ku e kishin lënë. Që nga ajo ditë e deri më sot ende nuk dihet për fatin e saj.
____
Bleona Mata, u zhduk më 22 maj të këtij viti, dhe që nga kjo datë nuk ka asnjë gjurmë për fatin e saj. Ajo u zhduk në kohën që kishte qenë duke kullotur bagëtitë me hallën e saj dhe disa kushërira të tjera. Asnjë prej vajzave nuk rezulton të ketë dijeni mbi shkakun e zhdukjes së vajzës së vogël. Këto të fundit kanë mohuar të kenë dijeni mbi zhdukjen e saj, pavarësisht disa deklarimeve kontradiktore të tyre në polici dhe në prokurori. Sipas dëshmive të familjarëve të së miturës, vajza e vogël ka qenë duke kullotur bagëtinë në një lëndinë rreth 500 metra larg shtëpisë, por nuk është parë më që nga ai moment.
Familja e vajzës, pasi vogëlushja 6-vjeçarje nuk u kthye në shtëpi, ka dhënë alarmin, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj. Fotoja e saj është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ndërkohë që në hetimin e zhdukjes janë përfshirë edhe policitë e vendeve fqinje, Kosovës dhe Maqedonisë. Bleona Mata 6- vjeçare, banuese në Zapod të Kukësit, megjithë kërkimet e policisë, asnjë gjurmë e saj nuk është gjetur.