e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Deshtojne bisedimet mes minatoreve dhe ACR

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deshtojne bisedimet mes minatoreve dhe ACR
Nderkohe, ndryshe nga sa pritej, dje nuk eshte arritur asnje marreveshje mes minatoreve greviste te Bulqizes dhe kompanise koncesionare ACR. Takimi i paralajmeruar per t’u zhvilluar gjate dites se djeshme ne Bulqize, nga i cili pritej zgjidhja e krizes se krijuar ne miniere qe prej nje muaji, ka deshtuar. Perfaqesuesit e kompanise austriake nuk kane pranuar te ulen te bisedojne me grevistet, nese perfaqesoheshin nga  kryesindikalistet Kol Nikolli dhe Taf Koleci.

Gjate gjithe dites, grupi i minatoreve qe do merrte pjese ne keto bisedime, si dhe gazetaret e shumte te mediave te shkruara dhe televizive kane pritur me mjaft kureshtje e shprese ardhjen nga Tirana te perfaqesuesve te ACR-se, kryesuar nga Giga Bedineishvili. Rreth ores 14:00, administratori i ACR-se konfirmoi se nuk pranonte te bisedonte me minatoret, nese ne takim merrnin pjese kreret sindikaliste Kol Nikolli dhe Taf Koleci. “Une jam ne kohe, ndersa koha e Kol Nikollit ka mbaruar”, mesohet te kete thene kreu i ACR-se, i cili ka drekuar ne vendin e quajtur Dushku i Kuq, 2 km larg Bulqizes. Nderkohe, kryetari i Bashkise Bulqize, Roland Keta, i cili e kishte iniciuar bisedimet, ka dale para mediave rreth ores 15:00 ku beri me dije se takimi nuk do te zhvillohej. “Gjate gjithe dites, kam qene ne lidhje telefonike me administratorin e ACR-se, Bedineishvil, por fatkeqesisht ne minutat e fundit kur dhe pritej ardhja e tij, me njofton se realizimi i takimit eshte i pamundur. Shkak per kete mosrealizim te pritur te ketij takimi eshte bere kundershtimi i administratorit per te biseduar me Kol Nikollin. Gjithsesi, une nuk do resht se insistuari per realizimin e nje takimi te tille ku palet te nisin dialogun sa me shpejt qe te jete e mundur, pasi jetet e minatoreve brenda ne galeri mbeten te rrezikuara”, ka deklaruar Keta.
Kompania

Administratori i ACR-se, Giga Bedineishvili, ka deklaruar dje se eshte i gatshem te nise dialogun me grevistet, me kusht qe ata te mos perfaqesohen nga Kol Nikolla dhe Taf Koleci. “Une jam i gatshem te bisedoj me secilin nga 695 punonjesit, por jo me ata qe jane me precedente penale. Nuk mund te bisedoj gjithashtu me ata qe me kane dhunuar administraten e minieres, duke e nxjerre dhunshem nga zyrat e saj. Nuk mund te dialogoj me arkitektet e greves, Kol Nikollen dhe Taf Kolecin, qe i perdorin minatoret per te realizuar qellimet dhe interesat e tyre personale, por vazhdoj te mbetem i gatshem te negocioj me nje perfaqesi punetoresh prej kater vetash per zgjidhjen e kerkesave te tyre, ku siç dhe kemi bere me dije nje pjese e mire e tyre eshte zgjidhur”, ka deklaruar administratori i kompanise austriake.