Veri, serbët provokojnë me kryqin në barrikada
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Banorët serbë të veriut të Kosovës kanë vendosur një kryq të gjatë shtatë metra mbi barrikadat në Rudarë të komunës Zveçan. Protestuesit serbë theksuan se ky kryq i vendosur prej metali do të shenjtërohet nga peshkopi i Arqipeshkvisë së Rashkës- Prizrenit, Teodosij.
Ata theksuan se do të vijojnë barrikadat deri në kthimin e situatës së para 25 korrikut, kur ndërhyri policia speciale e Kosovës në dy pikat kufitare në veri të Kosovës. Ndërkaq për barrikadat reagoi edhe SHBA sipas tyre vendimi që do të marrë Beogradi gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të madh në eurointegrimet e Serbisë.
Sipas zëvendës sekretarit të shteti amerikan Tomas Kantrimen, BE-ja së shpejti duhet të marrë vendim lidhur me kandidaturën e Serbisë. “EULEX-i dhe KFOR-i kanë mandate konkrete, që nuk janë politike”, tha Kantrimen.