e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dervishi: Shehri i dënuar, të heshtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dervishi: Shehri i dënuar, të heshtë

Ceremoninë e pre zantimit të unifor mave të reja, por me stemën e themelimit të klubit, ku brenda yllit të bardhë me pesë cepa është stampuar shkronja "P", drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, e ka shfrytëzuar edhe për t'iu përgjigjur deklaratave të një dite më parë të bëra nga homologu i tij te Tirana. trashi gomesDervishi ka qenë i ashpër ndaj Saimir Shehrit, i cili për "Panorama Sport" tha se me këtë rikthim Partizani po tregohet nostalgjik për komunizmin.

Ndonëse nuk ia përmendi emrin, drejtori i kuq pohoi se personi është i dënuar nga federata dhe nuk i takon që të prononcohet në atë mënyrë. Sipas tij, gjithç- ka buron nga zilia që kanë ndaj tyre, pasi ylli që ka Partizani nuk ka lidhje me komunizmin.

Sqarimi

Fillimisht, Dervishi dha versionin e tij rreth simbolikës së yllit që mban Partizani. "Më vjen keq që njerëzit fusin politikën në sport. Ky soj drejtuesish nuk duhet të jetë pjesë e sportit dhe futbollit. Sidomos në këto kohë, kur futbolli shqiptar është rritur mjaft. UEFA i dënon rreptësisht të tilla deklarime. Janë një fyerje për një klub prestigjioz, sikurse jemi ne.

Ata që flasin kanë vetëm zilinë e klubit tonë. Partizani nuk është ashtu, sikurse e akuzojnë ata, i së shkuarës. Partizani i ka dhënë dhe do t'i japë shumë sportit shqiptar. Ylli me pesë cepa, dua t'ia shpjegoj ndonjërit, është simbol i shumë shteteve, që janë më demokratike se ne. Ylli është edhe te flamuri i Amerikës, apo edhe simboli që ka UEFA për fitimet e kampionateve.

Unë jam shumë i qetë dhe them se ylli nuk është simbol i komunistëve. Ai është simbol i pesë gishtave, kush e njeh historinë, që tregon klasën punëtore. Unë jam pjesë e klasës punëtore dhe ndihem krenar me këtë simbol. Ngjyra e yllit do të jetë e bardhë, as e verdhë dhe as e kuqe, sikurse është aluduar", u shpreh drejtori Dervishi.

Reagimi ndaj Shehrit

"Ylli ka qenë gjithmonë në fanellën e Partizanit. Ne nuk mund t'u mësojmë historinë të tjerëve. Flasin pa u menduar. Personi që ka folur për çështjen e yllit nuk duhet të prononcohej, pasi ai vetë është i përjashtuar për dy vite. Më vjen keq që nga klubi i Tiranës vijnë këto deklarata, kur ne jemi përpara një feste për 70-vjetorin e klubit tonë.

Ai ofendon të gjithë tifozët e Partizanit. Më vjen keq edhe për presidentin e Tiranës, që ka drejtues të tillë në klub, të cilët i prishin investimin dhe figurën. Nën këtë stemë kanë djersitur shumë lojtarë të Partizanit, që në themelim. Po e përsëris, jemi shumë krenarë që kemi këtë yll", përfundoi Dervishi.

Përgatiti: ILIR CARA