e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dervishi: Ja e vërteta për Mazrekajn

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dervishi: Ja e vërteta për Mazrekajn

Në prag të sfidës me Teutën, trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli dhe drejtori Dritan Dervishi kanë dalë në koferencë për shtyp duke analizuar këtë përballje.dervishiDrejtori u ndal më shumë te çështja "Mazrekaj" duk ka sqaruar se nuk ka asnjë problem me lojtarin. "Këto ditë nëpër mediat sportive është diskutuar shumë rreth çështjes "Mazrekaj". E vërteta e Mazrekajt qëndron kështu:

Lojtari ndodhet në Kosovë me lejen time, pasi ka kërkuar të jetë pranë familjes, dhe të përgatitet për vizitat mjeksore që do të kryejë në Itali.

Mazrekaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë dhe i përket vetëm Partizanit. Nuk ka një çështje "Mazrekaj" gjithçka vijon normalisht në skuadër", sqaroi Dervishi.