e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Agostineli: Jemi më lart se Skënderbeu, barazimi na forcoi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Agostineli: Jemi më lart se Skënderbeu, barazimi na forcoi

Trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli ka dalë sot në koferencë për shtyp duke analizuar përballjen me Teutën që do luhet të dielën ora 17:00. Ai nuk la pa komentuar edhe barazimin ndaj Skënderbeut, ku sipas tij ekipi që ai drejton qëndron më lart se rivalët e Skënderbeut. AGOSTINELI-KONFERENCE"Sigurisht që dita e martë është përjetuar si një dramë nga ana e lojtarëve dhe stafit për atë që ekipi dhuroj në fushën e lojës ndaj Skënderbeut, megjithatë ne jemi të vetdijshëm që jemi më lart se kampionët në fuqi, panvarësisht rezultati.

Gjithsesi ky barazim ju siguroj se na ka bërë edhe më të forte. Shpresojmë vetëm që matematika të na lejojë të jemi ende në garë për titullin deri në ballafaqimin e fundit me Skënderbeun, e ne do japim maksimumin në të gjitha ndeshjet", tha fillimisht Agostineli.

Më pas ai u ndal edhe te kontestimet ndaj arbirtave pas ndeshjes ku deklaroi se gabimet janë pjesë e lojës. "Mendoj se dhe arbitrat, ashtu si trainerët dhe lojtarët gabojnë, kjo është pjesë e lojës. Duhet të them, se diçka shkoi keq, por vura re mënyrën si arbitrojnë arbitrat në Shqipëri, dhe ndihem vërtet i befasuar.

Me siguri, nëse fati nuk do na kishte kthyer shpatullat, me bindje të plotë them se diferenca e pikëve me Skënderbeun do ishte e vogël fare, dhe do ishim shumë më lartë me paraqitjen e shkëlqyer që kanë bërë lojtarët ndeshjet e fundit.

Për ndeshjen kundra Skënderbeut nuk mund t'u bëj asnjë vërejtje lojtarëve, të cilët dhanë maksimumin dhe qanë në fushë pas mbylljes së takimit. Vërejtjet e mia janë kundrejt ndeshjes me Tërbunin në Pukë, ajo ka qenë ndeshja ime më e keqe.

Teuta Po përgatisim sipas mënyrës tonë për të bërë mirën në ndeshjen e radhës që do të luajm në Durrës. Kam shumë respekt për ekipin e Teutës dhe lojtarët e saj, mendoj se janë duke bërë një punë shumë të mirë. Gjithmonë pas një rezultati jot ë mirë ka reagime të ndryshme, por e rëndësishme është që skuadra të jetë grup.

Skuadra e Teutës është shumë e fortë, e organizuar dhe në gjendje shumë të mirë fizike, por ne duhet të bëjmë gjithcka të dalim me rezultat pozitiv. Traineri gjithmonë shpreson që t'i ketë të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në formën e tyre maksimale, por kjo s'është e mundur.

Nqs mungon një lojtar si Mazrekaj apo ndonjë lojtar tjetër i rëndësishëm, atëherë traineri dhe loja duhet të mbështeten te forca e grupit. Unë kam patur dhe kam raport të mire me të gjithë lojtarët, përgëzime, diskutime dhe reagime por mendoj se këto janë gjëra normale. Unë dua të fitojë Partizani, jo lojtarë individual.

Të gjithë lojtarët janë të barabartë përpara trainerit dhe kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Merkaton e janarit do ta cilësoja shumë pozitive, sepse përshtatja e lojtarëve është bërë më së miri. Dua të theksoj se nga 11 lojtarë titullarë që unë kam hedhur në fushë, 4 prej tyre vijnë nga merkatoja e janarit dhe kjo është mjaft pozitive.