Deputetet socialiste perpiqen te hyjne ne KQZ
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi mbledhjen ndërkohë që deputetët socialistë po përpiqen të hyjnë brenda ndërtesës së KQZ-së, duke u përpjekur të shtyjnë kordonin e policisë. Shihen në rradhët e para deputetët socialistë Taulant Balla, Paulin Sterkaj, Gazmend Bizhga, që janë hedhur për të kapërcyer kordonin policor.
Mbështetësit e PS-së kanë nisur të shtyhen drejt policisë, e cila u vendos para KQZ pas tensioneve që filluan të martën me dorëzimin e një projekt-akti që parashikon edhe numërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës, të hedhura në kutitë e gabuara. Socialistët u bënë thirrje qytetarëve që të mblidhen sot para KQZ-së “për të mbrojtur votën e lirë”. Panorama raportoi se militantë dhe mbështetës të PS-së ishin nisur nga rrethet, për të kundërshtuar këtë vendim të KQZ-së.