E Mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arvizu: Do t’ia dalim

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arvizu: Do t’ia dalim
Abasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, i cili u takua mbrëmë vonë me kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha, tha pas takimit se ende nuk ka mbaruar gjithçka dhe mbetet për t’u thënë fjala e fundit dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë, raportoi të mërkurën e përditshmja Panorama. “E rëndësishme është që ne të fokusohemi te ky proces ligjor. Pra janë vetëm 10 vota dhe është shumë e vështirë për të bërë diferencën me këtë rezultat kaq të ngushtë. Duhet të tregohemi të duruar. Ju po kërkoni përgjigje, por unë nuk e kam përgjigjen tani. Kjo është një gjë për të cilën duhet të punojnë të gjithë shqiptarët. Unë mendoj se do t’ia dalim”, tha Arvizu, i cili u takua me Bashën në një bar në zonën e ish-bllokut në Tiranë.