Ristani: Nuk mund te kete nje vote pa vlere
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi të martën në mbrëmje se vota e çdo votuesi duhet numëruar. “Nuk mund të ketë një votë që nuk ka vlerë. Ai votën nuk e solli nga shtëpia, por ia dha komisioni i qendrës së votimit. Ka pasur udhëzim edhe për komisionet që t’i orientojnë zgjedhësit për kutinë e votimit. Ato janë kuti të qendrës së votimit. Ligji nuk ka asnjë parashikim për këtë”, tha Ristani në një intervistë për Klan, të cituar të mërkurën nga e përditshmja Mapo.
Ristani tha se nëse vota është hedhur në kutinë e gabuar, nuk mund të jetë e pavlefshme. “Ajo ka formatin që ne kemi miratuar, nuk mund të jetë e falsifikuar”, tha ai, duke konfirmuar se deri tani, duhet të jenë rreth 50-60 fletë të evidentuara, që mund të shkojnë deri në 100 që mund ta ndryshojnë rezultatin.