Sterkaj: 'Do ta mbrojme voten me gjak'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas përleshjeve me policinë dhe kalimit të gardhit rrethues, deputeti socialist Paulin Stërkaj tha se “vota do të mbrohet me gjak”. “Policia është në anën tonë, pavarësisht se janë përballë nesh”, tha Stërkaj. Një pjesë e madhe e grupit parlamentar socialist arriti të kalojë brenda ambjenteve të KQZ-së, por vazhdojnë përpjekjet edhe të militantëve socialistë për të kapërcyer gardhin policor.