e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi lë Kombëtaren pas Europianit? Ja dy ofertat e reja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi lë Kombëtaren pas Europianit? Ja dy ofertat e reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka deklaruar se së fundmi ka pasur dy oferta të reja për drejtimin e skuadrave. Edhe pse nuk ka zbuluar emrat e ekipeve, tekniku i kuqezinje ka thënë për mediat italiane se njëra skuadër bën pjesë në Serinë A, ndërsa oferta tjetër i përket një ekipi europian.

9138De_Biasi_e_ConteI pyetur nëse ka pasur kërkesa nga Kampionati italian, trajneri është shprehur se: "Një ofertë në të vërtetë më ka ardhur, por ka një tjetër ofertë që më intrigon akoma dhe më shumë, por nuk dua ta zbuloj se cila. Mund t'ju them se luan në Europë",-ka thënë De Biazi për "italiapress", sipas gazetës italiane "La Repubblica".

Trajneri i Kombëtares ka vlerësuar se skuadra italiane është favorite për të fituar Europianin. De Biazi duket se nuk vuan faktin që nuk drejton një skuadër italiane.

I pyetur nëse do të rikthehet në Itali në profesionin e trajnerit, ai ka thënë: "Nuk e mendoj fare. Mund të merresh me futboll edhe larg Serisë A. Përkundrazi, keqardhja ime është se përse nuk u largova më parë",-ka deklaruar De Biazi.