e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi gjithnjë e më pranë Italisë, ja kontaket me axurrët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi gjithnjë e më pranë Italisë, ja kontaket me axurrët

Sa vjen e shtohen zërat që e çojnë trajnerin aktual të Shqipërisë Xhani De Biazin në krye të stolit italian. Tekniku është një alternativë mjaft e fortë për të pasuar Konten në ekipin "axurr".

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.Të paktën kështu shkruan sot "Sport Mediaset" e cila tregon se kontaktet mes De Biazit dhe Presidentit të Federatës italiane, Teveksio kanë nisur në datën 7 mars në ceremoninë ku De Biazi u dekorua me çmimin "Pankina e Artë".

Gjithsesi emri i preferuar në listë për të marrë drejtimin e italianëve mbetet ai i Fabio Kapelos. Është pikërisht Kapelo ai që mund të sfumojë tratativat me De Biazin.

De Biazi ka rinovuar me FSHF-në deri në vitin 2017, por në kontratën e tyre ka një klauzolë që do ta lironte De Biazin menjeherë nga posti kuqezi në rast se ai merrtë një ofertë të rëndësishmë nga ndonje klub apo Kombëtare tjetër.de biazi