e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biasi: Tifozet shqiptare do t'i japin mesim Serbise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biasi: Tifozet shqiptare do t'i japin mesim Serbise

Gianni de Biasi beson se tifozët shqiptarë do t’i mësim serbëve në ndeshjen e kthimit . Italiani beson se ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favoir të tyre. Gianni De Biasi ka zgjuar interesimin e mediave italiane, pas ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre në minutën e 41-të, pasi në fushë u futën huliganët serbë. Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare ka folur përsëri për tmerrin që e përjetoi në Beograd, derisa insiston se ekipi kuqezi nuk e ka nxitur këtë situatë. Madje, italiani thotë se ishte jetët e tyre ishin në rrezik.

“A kisha frikë? Po, sepse kam menduar se ndonjë policë në kërkim të fluturakes do të na sulmonte. Dëshironin me çdo kush ta gjenin provën, për ta justifikuar moskapacitetin për ta mbajtur rendin”, deklaroi trajneri italian për ‘La Gazzetta dello Sport’.

Ndërsa, ish trajneri i Torinos flet edhe për përleshjen në mes të futbollistëve të tij dhe huliganëve serbë, ku intervenoi edhe sigurimi i stadiumit.

“Pamjet që nuk do t’i harroj kurrë janë ato të Canës, i cili u godit nga një pjesëtar sigurimi dhe u kafshua nga një tifoz. Kukelit dhe Xhakës ua kanë thyer hundën, kurse Lenjani është goditur në njërin sy”, rrëfen De Biasi.

Megjithëkëtë, De Biasi beson se tifozët shqiptarë do t’i mësim serbëve në ndeshjen e kthimit . Italiani beson se ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favoir të tyre.

“Në ndeshjen e kthimit jam i sigurt se publiku ynë do ta japë një leksion të civilizimit. Skuadra ka reaguar mirë, por është e zhgënjyer për faktin se ishte e gatshme për ta marrë një rezultat historik”, ka përfunduar italiani.