e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

40 ore pas incidentit, serbet gjejne dronin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
40 ore pas incidentit, serbet gjejne dronin

Serbia zyrtare njofton se është gjetur në Pançevo, droni që fluturoi mbi stadiumin ku u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri. Bëhet fjalë për mjetin fluturues që u hodh mbi fushën ku luanin kombëtarja shqiptare dhe ajo serbe, dhe që mbante flamurin e Shqipërisë etnike. Lajmi konfirmohet nga mediet serbe, sipas të cilave është arrestuar edhe një person, që mësohet të jetë tifozi i “Yllit të Kuq” nga Beogradi.

Flamuri i Shqipërisë etnike që tërhiqej nga një dron fluturues mbi tifozët serbë, është cilësuar nga politikanët serbë, si një provokim i paramenduar. Presidenti, kryeministri, apo dhe zyrtarë të tjerë, kanë anashkaluar dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare, dhe kanë akuzuar shqiptarët për këtë incident.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç, deklaroi se incidenti gjatë ndeshjes, kur një flamur i Shqipërisë së Madhe u dërgua mbi fushë, ishte “një atentat i kryer kundër vendosjes së miqësisë mes Serbisë dhe Shqipërisë”, dhe shtoi se e vetmja gjë që mungonte aty, ishte një bombë.