e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biasi: Nuk duhet te jemi euforik. Bento: Humbje e padrejte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biasi: Nuk duhet te jemi euforik. Bento: Humbje e padrejte

Tranjeri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, e ka konsideruar fitoren ndaj Portugalisë si të rëndësishme dhe në momentin e duhur. De Biasi është shprehur për “Ora Sport” se pas kësaj fitoreje ka vend për gëzim, por nuk duhet të bëhemi euforik.

“Ishte një fitore mjaft e rëndësishme dhe erdhi në momentin e duhur. Jemi të gëzuar pasi kemi mundur ekipin e cili është favoriti kryesor për të dalë i pari në grup dhe aq më tepër në transfertë. Kemi zhvilluar një lojë jo shumë të mirë por e zgjidhi supergoli i Balajt. Si me fitoren e sotme edhe nëse humbisnim apo barazonim do të ishte e njëjta gjë, pasi rruga është shumë e gjatë. Tani kemi vështirësi të tjera përpara, ndaj rezultati i sotëm ishte një dhuratë për ne. Unë do të isha i kënaqur edhe me barazimin por ne fituam. Tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës e cila është edhe më e rëndësishme. Ka vend për gëzim, por kurrësesi nuk duhet të bëhemi euforikë”, ka thënë De Biasi.

Ndërkohë tek Portugalia situata është e ndryshme. Tranjeri luzitan, Paulo Bento e ka konsideruar humbjen ndaj Shqipërisë si të padrejtë duke vlerësuar lojën e skuadrës së tij.

“Ishte një disfatë e padrejtë. Gjërat nuk shkuan mirë për ne. U ndëshkuam në rastin e vetëm të krijuar nga Shqipëria, por loja jonë ishte bindëse. I respektojmë tifozët por duhet të vazhdojmë rrugën tonë edhe pse dështuam në ndeshjen e pare”, tha Bento.