e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biasi: Gjeja me e tmerrshme qe kam pare ne jeten time

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biasi: Gjeja me e tmerrshme qe kam pare ne jeten time

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, duke folur për eksesin që ndodhi në Beograd, në sfidën mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka thënë se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ai ka parë në jetën e tij. Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë mbrëmë pasi futbollistët e Shqipërisë janë sulmuar nga tifozët, por edhe nga njerëz që ishin për rreth stadiumit. Tekniku italian ka sulmuar ashpër Serbinë, ndërsa lavdëroi shpirtin luftarak të futbollistëve të tij.

“Lojtarët kanë qenë të jashtëzakonshëm që përballuan të gjithë këtë presion, këtë tension që ekzistonte çdo moment, duke qenë luftëtar të pandalshëm”, ka thënë De Biasi.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam parë në jetën time, këta njerëz kanë vrarë futbollin, nuk e kuptoj sesi mund të ndodhin diçka e tillë në këtë epokë ku jetojmë. Katër lojtarë janë goditur në dhomat e zhveshjes, ka qenë e tmerrshme…”, tha ai.