e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Danimarka, pa dy lojtare ne Elbasan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Danimarka, pa dy lojtare ne Elbasan

Tekniku danez Martin Olsen duhet të “shpikë” mbrojtjen e skuadrës së tij, pasi dy lojtarët kryesorë, Simon Kjaer dhe Daniel Ager nuk do udhëtojnë drejt Shqipërisë. Referuar mediave daneze mësohet se dy mbrojtësit ishin dëmtuar gjatë grumbullimit të përfaqësueses daneze në prag të ndeshjes së 11 tetorit në “Elbasan Arena”.

Për të mos rrezikuar, trajneri Morten Olsen ka vendosur që dy lojtarët të mos udhëtojnë me skuadrën kombëtare drejt Shqipërisë. Po ashtu, një tjetër mungesë për Danimarkën do të jetë edhe mesfushori Andreas Bieland, ndërsa Olsen ka grumbulluar me urgjencë dy lojtarë të skuadrës U-21. “Të premten do të vendosim për listën përfundimtare të takimit me Shqipërinë. Dy lojtarë janë në dyshim, por nuk kemi vendosur akoma se çfarë do të bëjmë, sepse kemi shpresa se mund të riaftësohen në kohë. Nëse ndeshja do të zhvillohej sot, sigurisht që Agger dhe Kjaer do të mungonin”. Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, që aktualisht aktivizohet me Brondbin në kampionatin danez, shpreson që të jetë në fushë ndaj kuqezinjve, por nëse nuk riaftësohet në kohë, e pranon se nuk mund të bëjë asgjë. Sipas Agger, një shqetësim i vjetër në shpinë i është shfaqur sërish dhe kërkon kohë për t’u kaluar. Shumë më premtuese është gjendja e Simon Kjaer, i cili shpreson ta kalojë problemin në kavilje në seancën e fundit stërvitore një ditë para ndeshjes.