Curri: Edhe me Shqiperine kam pesuar 5 gola
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Debatik Curri e ka përfaqësuar Kosovën të mërkurën, në humbjen e thellë 6-1 nga Turqia. Futbollisti kosovar thotë se koha e shkurtër ka bërë që të ishte e pamundur të komponohej ekipi. “Unë kam pasur ndeshje me ekipin tim dhe kam arritur në Kosovë vetëm disa orë para lojës. Sigurisht, isha i lodhur, por u mundova të jap maksimumin. Disa prej lojtarëve i njihja, por nuk kemi zhvilluar ushtrime së bashku dhe kjo e bën më të vështirë komponimin. Kemi humbur edhe me kombëtaren shqiptare me rezultat të thellë, 4-0 apo edhe 5-0, dhe nuk është bërë nami”, – theksoi Curri, i cili sqaroi se në të ardhmen do të luajë për Shqipërinë.