e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cristiano Ronaldo 'shpeton' shqiptarin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cristiano Ronaldo 'shpeton' shqiptarin

Letra e Cristiano Ronaldo drejtuar autoriteteve amerikane ka dhënë efekt. Kjo pasi ndaj studentit shqiptar që hyri në fushë për të takuar yllin portugez, janë rrëzuar akuzat që mund t’i kushtonin atij dëbimin në Shqipëri. 19-vjeçari Roland Gjoka hyri në fushën e lojës gjatë ndeshjes miqësore Real Madrid – Chelsea. Kjo gjë solli arrestimin e tij dhe ngritjen e disa akuzave. Por tashmë akuzat për “hyrje pa leje” dhe “cenimit të rendit publik”prishje qetësie, që mund t’i sillnin përjashtimin nga universiteti dhe kthimin në Shqipëri, janë rrëzuar falë ndërhyrjes së Ronaldos.

Ronald Gjoka është shqiptar që jeton në Kanada dhe që studion në Majemi. 19-vjeçari është rritur pa babain e tij ndërsa për të është kujdesur vetëm nëna e tij. Ai studion në Kolegjin “Palm Beach State Community” në Florida me një grand ndërkombëtar studenti. Pas hyrjes në fushë ai u mbajt 36 orë i burgosur. Gjoka gjatë kohës që hyri në fushë u soll në mënyrë paqësore. Ai foli për disa çaste me Ronaldon dhe nuk i rezistoi forcave të sigurisë.

Gjoka: Gjithçka që doja ishte të takoja Ronaldon, më premtoi bluzën

“E kam ndjekur Ronaldon para se të ishte i famshëm”, kështu shprehet Roland Gjoka në një intervistë për gazetën “National Post”. “Gjithçka që doja ishte të takoja Ronaldon dhe ia dola”.

Përqafimi i tij me portugezin që zgjati rreth 30 sekonda u duartrokit nga 70 mijë tifozë që ndodheshin në stadium. Për të takuar Ronaldon ai kishte tentuar ta bënte edhe tek hoteli ku po qëndronte ekipi spanjoll por rojet e sigurisë nuk ia kishin dhënë një mundësi të tillë. Ai tregon se tashmë është bërë edhe i famshëm pasi të gjithë thoshin: Shiko ky djali që doli në TV. “Kalova dy ditë në burg, por besoj se ia ka vlejtur. Nuk prisja që të fitoja kaq shumë popullaritet”, thotë 19-vjeçari. Gjoka thekson se gjatë bisedës me Ronaldon, portugezi i ka premtuar atij se do t’i dhuronte bluzën në fund të ndeshjes. Por ai ende nuk e ka marrë këtë bluzë.

“I thashë Ronaldos që të kam ndjekur që kur ishte adoleshent, kur nuk ishe i famshëm. Më ke dhënë forcë të kaloj momente të vështira pasi jam rritur vetëm me nënën ashtu si ty”.



Letra e plotë e Ronaldos botuar nga gazeta spanjolle “Marca”

Për z. Mitchell (12 shtator 2013)

Emri im është Cristiano Ronaldo dhe unë luaj futboll për Real Madridin. Luaja në stadiumin Sun Life muajin e kaluar kur një tifoz hyri në fushë. Emri i tij është Roland Gjoka, një student i ri kolegji. Ne u përqafuam dhe folëm për disa çaste, derisa sigurimi arriti për ta larguar atë larg fushës. Ai në asnjë mënyrë nuk ishte agresiv ose i dhunshëm. Veç kësaj, ai në asnjë mënyrë nuk i rezistoi sigurimit ose policisë.

Siç e kam kuptuar, ai tani e din për gabimin e tij dhe rëndësinë e sigurimit. Ai gjithashtu është një djalosh i ri, gati 20 vjeçar, pa baba dhe që u rrit nga nëna e tij. Ai vijon mësimet në kolegjin e Palm Beach County në Floridë dhe është student me vizë si student ndërkombëtar.

Jam i brengosur sepse e kuptoj se ai mund të përballet me problemet e mundshme të imigrimit dhe të kolegjit nëse këto akuza kriminale kundër tij nuk largohen. Ai iu dorëzua sigurimit dhe policisë së stadiumit dhe qëndroi një ditë e gjysmë në burg.

Me sa duket të hënën është bërë një deklaratë në gjyq dhe edhe pse ai u paraqit me avokatin e tij dhe kërkoi që të largoheshin akuzat, ju nuk e lejuat këtë.

E kuptoj pozitën tuaj dhe rëndësinë për të zbatuar rregullat dhe ligjet. Sidoqoftë, e respektoj kërkesën që ju dhe zyra juaj ta rishikoni vendimin dhe të largoni dy akuzat kriminale që përballet djaloshi i ri.

Nuk dua që ai të përballet me dënimet kriminale për këtë gabim. Shihet se ai ka një të ardhme të ndritur dhe nuk dua që ajo e ardhme të ndikohet nga gabimi në gjykim.

Ju falënderoj. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni që të më thërrisni drejtpërdrejt mua në çdo kohë.

 
Sinqerisht,
Cristiano Ronaldo