Clinton iu uron Bajramin shqiptareve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i dërgoi të hënën një letër urimi me rastin e festës së Fiter Bajramit, ministrit të Jashtëm, zëvendës kryeministër, Edmond Haxhinasto. Sekretarja amerikane e Shtetit uroi në letrën e saj, besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Sekretarja amerikane e Shtetit vlerësoi “punën e madhe të myslimanëve në cdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit.”
“Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”, tha ajo.
Festa e Fiter Bajramit, ose Bajramit të Madh, do të kremtohet të martën, në përfundim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.