'Wikileaks': Ylli Pango njihej si predator seksual. S’eshte i vetmi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kabllogrami i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në mars 2009 për skandalin seksual: “Nuk është i vetmi politikan; ka bërë një libër të trashë me plagjarizëm, duke i detyruar studentët të përkthejnë nga anglishtja, si dhe profecia: Ai do të kthehet në universitet kur gjithçka të harrohet.
Kabllogrami
Ndërsa skandali seksual i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, u plas në gazetat shqiptare gjatë javës së fundit, në pikëpyetje është vetë etika e politikës shqiptare. Natyrisht, “nuk është e re në asnjë drejtim, formë apo përmbajtje”, thonë njerëzit. Zërat mbi ngacmimet seksuale të Pangos kanë qarkulluar gjerësisht prej vitesh. Megjithatë, të gjithë u tronditën nga imazhet dhe zëri i regjistruar në kamerën e fshehtë, ku tregohen qartazi kërkesat seksuale të ministrit për një vajzë të re që interesohej për punë në institucionin që ai drejtonte.
Pas 18 vjetësh tranzicioni demokratik, jeta “seksuale” e një figure politike po bëhet një problem i madh, pavarësisht faktit se shumë incidente të tjera të kësaj natyre kanë përfshirë figurat politike apo udhëheqësit e Partisë Socialiste gjithashtu. Siç duket, ngacmimet seksuale dhe abuzimi me postin publik për të realizuar përfitime personale të kësaj natyre janë një gjë ku asnjëra prej partive nuk zotëron ndonjë monopol. Kryeministri Berisha e pushoi nga puna Pangon menjëherë – vetëm katër minuta pasi sjellja e tij u shfaq në TV, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur Partinë Demokratike, që sakaq është e mbushur me skandale.
Shumë vrasin mendjen se pse prof. dr. Ylli Pango u bë ministër në qeverinë Berisha, duke parë sasinë e thashethemeve për sjelljen e tij jo thjesht të pistë, por drejtpërsëdrejti ilegale. Ai ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore në të shkuarën dhe pedagog për shumë vite, kohë gjatë së cilës ai detyroi studentët dhe stafin e vet të punojnë për fushatën e tij politike të vitit 2005, në të njëjtin vit kur ai publikoi një libër të trashë mbi psikologjinë duke plagjarizuar dhe duke përdorur studentët për përkthimin nga anglishtja; drejtoi OJQ-në e tij dhe zotëroi një reputacion të pakëndshëm për agresion seksual kundrejt studenteve të reja femra. Një ditë pas transmetimit, Pango u shfaq në një program tjetër televiziv, duke deklaruar se videoja ishte e sajuar.
Më e neveritshmja është se ai pretendon se çdokush do të kishte vepruar njësoj po të ishte në vend të tij, pasi, sipas tij, të gjithë njerëzit janë të prirur të bien viktima të dëshirave të tyre seksuale.
Pasi të gjitha këto kanë ndodhur e janë thënë, Pango vijon të jetë anëtar i Parlamentit dhe, po kërkon për një punë të re. Kur kjo histori rrëqethëse të fillojë të harrohet, ai ndoshta do të kthehet të punojë sërish në universitet, të vijojë të përzihet në politikë, siç kanë bërë edhe shumë figura të ngjashme të “diskretituara” politike. Skandali i ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, pas transmetimit të videos nga “Top Channel”, ku ai kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune, për ambasadën amerikane dëshmoi se sa e pamëshirshme ishte partia në pushtet për ta shkarkuar nga detyra. Në kohën kur ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, po shkonte në gjyq për abuzim detyre dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, ishte nën akuzë, Berisha dhe Topalli nuk mund të përballonin një tjetër skandal. “Përgjigjja e tyre e shpejtë - sipas ambasadës - tregoi se sa i papëlqyeshëm ishte Pango në shumë qarqe, por edhe për ndjeshmërinë e Kryeministrit përpara zgjedhjeve, për të shmangur një tjetër skandal që përfshin ministrat e qeverisë së tij”. Në një tjetër kabllogram përmendet dhe dalja publike e ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers, në spektaklin “Portokalli” me një shikueshmëri të madhe më 1 mars dhe ndikimi i saj në publik, një mënyrë, që sipas ambasadës amerikane, nxit audiencën shqiptare të kuptojë vlerat politike, shoqërore dhe kulturore të SHBA-së.