e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cikalleshi rikthehet me fitore, Mavraj titullar te Këlni

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cikalleshi rikthehet me fitore, Mavraj titullar te Këlni

Pas mungesës në ndeshjen e fundit kundër Ahkisarit, sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi është rikthyer me fitore me skuadrën e tij të Basaksehirit.

Edhe pse u aktivizua në minutën e 90´, skuadra e Basaksehirit fitoi këtë të premte ndaj Kaizerisporit me rezultatin 1-0.

Me fitoren e arritur, Basaksehir shkoi në kuotën e 51 pikëve, duke u ngjitur në vendin e parë në Superligën turke, ndërsa në vendin e dytë renditet Fenerbace me 50 pikë.

12767438_1686707144920122_1628678547_nNga ana tjetër, Mërgim Mavraj luajti si titullar me skuadrën e Këlnit që në minutat e para ndaj Hertës së Berlinit.

Mavraj mungoi në ndeshjen e shkuar për shkak të probleme që kishte hasur. Ndërsa në fillim të kësaj jave, ai iu bashkua ekipit duke punuar me grupin.

Këlni humbi 0-1 ndaj Hertës së Berlinit në takimin e vlefshëm për Bundesligën gjermane. Goli i realizuar nga Vedad Ibseviç për miqtë në minutën e 43´ të pjesës së parë, përcaktoi edhe fatin e këtij takimi.

Aktualisht, ekipi i Mavrajt ndodhet në vendin e 9 në Bundesligë me 29 pikë.