e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions, Reali humb, por shkon ne gjysmefinale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions, Reali humb, por shkon ne gjysmefinale
Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pas humbjes që e pësoi sot nga Galatasaray me rezultat 3-2, në ndeshen e kthimit në çerekfinale. Goli i Cristiano Ronaldos, i realizuar në minutën e shtatë, ka qenë shpëtimtar për ekipin madrilen, i cili më pas pësoi tre gola, por që e eliminoi ekipin turk falë fitores që e kishte shënuar në ndeshjen e parë, 3-0.

Gjiganti nga Stambolli ka qenë i frikshëm në pjesën e dytë duke realizuar tri herë. Së pari shënoi mbrojtësi Eboue, në minutën e 57-të, ndërsa më pas realizuan dy gola të shpejtë Sneijder (70’) e Didier Drogba (72’).

Deri në vazhdim, turqit kërkuan mrekullinë, që nënkuptonte shënimin e dy golave të tjerë, por nuk ia dolën. Ronaldo e shënoi golin e qetësisë në fund. Sidoqoftë, djemtë e Fatih Terimit dolën nga fusha me kokën lartë, edhe pse u eliminuan.