e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions, Dortmund ben mrekulli, permbys Malagen per 1 minute

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions, Dortmund ben mrekulli, permbys Malagen per 1 minute
Borussia Dortmundi  pati një kualifikim historik sot, duke e bërë mrekullinë në minutat shtesë të takimit ndaj Malagas, të cilën e mposhti 3-2, në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane e gjeti veten në disavantazh pasi miqtë shënuan me Joaquin në minutën e 25-të. Ndërsa, Robert Lewandowski i barazoi shifrat në minutën e 40-të. Kur të gjithë e prisnin një tjetër gol të ekipit verdhezi, pas një kundërsulmi të Malagas, Eliseu shënoi golin e dytë të miqve, që dukej të ishte i kualifikimit. Mirëpo vendasit  bënë të pamundurën të mundur në minutat shtesë, duke realizuar dy herë me Reus e Augusto. Ndeshja e parë në mes të këtyre dy ekipeve, e zhvilluar javën e kaluar në Spanjë, pati përfunduar 0-0.