e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions, Milan ngec ne Holande, befasohet Celtic dhe Lyon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions, Milan ngec ne Holande, befasohet Celtic dhe Lyon

PSV dhe Milan kanë barazuar në ndeshjen e parë kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-1. Në një takim me shumë raste, ku nuk munguan shtyllat nga të dyja palët, në fund skuadrat e lanë fushën të barabartë, për të menduar tashmë për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në “San Siro”. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të përmes Stephan El Shaarawyt, i cili shënoi me kokë pas një harkimi brilant nga e djathta i Abates.

Kurse, vendasit i barazuan shifrat në minutën e 60-të përmes sulmuesit Tim Matavz, që shënoi me kokë pas një goditjeje të fuqishme të Brumas, gjuajtjen e së cilit nuk e devijoi si duhet portieri Abiatti. Milanit do t’i konvenonte një barazim pa gola në shtëpi ose fitorja, për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Në duelet tjera, Real Sociedadi befasoi Olympique Lyonin duke e mposhtur në Francë, ndërsa Shakhter Karagandy e mposhti Celticun 2-0.

Rezultatet

Shakhtar – Celtic  2-0

Lyon – Real Sociedad 0-2

Pacos Ferreira – Zenit 1-4

PSV Eindhoven– Milan 1-1

Viktoria Plzen – Maribor 3-1