Censusi, Dule ankohet ne Athine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe OMONIA i përcollën dje Athinës zyrtare shqetësimin për procesin e censusit. Dule, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Stavro Dhima, ka konfirmuar se biseda me shefin e diplomacisë greke, është përqendruar tek procesi i censusit, i cili sipas tij është i dështuar dhe shkon kundër interesave te minoritetit grek. Në takimet e Athinës së bashku me Dulen ishte dhe Kreu i OMONIA-s Vasil Bollano. PBDNJ së bashku me disa shoqata që mbrojnë interesat e minoriteteve kanë deklaruar prej kohësh se nuk do ti njohin rezultatet e censusit. Pak ditë më parë nga Gjirokastra, ku ndodhej për 21-vjetorin e krijimit te OMONIA-s, Vangjel Dule theksoi se në 2011 nuk janë respektuar si duhet te drejtat e minoritetit grek ne Shqipëri. Më tej ai përsëriti deklaratën se qeveria dështoi me procesin e regjistrimit. Kryetari i PBDNJ-se dhe drejtues te OMONIA-s gjithashtu shprehën hapur qëndrimin kundër vendimit te Gjykatës Kushtetuese për heqjen e termit “kombësi” nga ligji i shërbimit të gjendjes civile.