e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Akuzat per korrupsion, Meta pret vendimin e gjykates ne seline e LSI-se

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Akuzat per korrupsion, Meta pret vendimin e gjykates ne seline e LSI-se
Kreu i LSI-së ka lënë ambientet e Gjykatës së Lartë dhe është drejtuar në selinë e partisë së tij, në pritje të vendimit të gjykatës. Mësohet se Ilir Meta sapo është larguar nga gjykata dhe së bashku me  drejtues të tjerë të partisë së tij është në pritje vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë jep sot vendimin për çështjen e bujshme të korrupsionit që i hapi rrugën tragjedisë së 21 janarit 1 vit më parë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pritet të japë rreth mesditës vendimin për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion aktiv pas publikimit në media të videos Meta-Prifti.

Pas ditë më parë, organi i akuzës kërkoi shpalljen fajtor të Metës dhe dënimin me 2 vjet burg dhe një gjobë prej 1 milion lekësh, ndërsa pala mbrojtëse pretendon pafajësinë. Vendimi i sotëm është fjala e fundit e drejtësisë përsa i përket kësaj çështjeje, pasi as akuza dhe as mbrojtja nuk mund ta ankimojnë atë. Video-skandali i ish-zv.kryeministrit Meta u publikua janarin e vitit të shkuar dhe u pasua nga protesta e 21 janarit, në të cilën u vranë katër qytetarë të pafajshëm.