e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Çelsi hap thesin për merkaton

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çelsi hap thesin për merkaton

Edinson Kavani do të jetë një objektiv i Çel sit kur Antonio Konte të marrë timonin në "Stamford Bridge". Trajneri i Italisë do përpiqet të joshë edhe Pol Pogbanë në Londër, por, sipas shtypit britanik, që një ëndërr e tillë të bëhet realitet, do të jetë shumë e vështirë.kavani Kavani - Ish-trajneri i Juventusit është një admirues i vjetër i sulmuesit të PSG-së, i cili erdhi nga stoli dhe shënoi golin e fitores ndaj Çelsit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions-it në Paris. Kampionët e Francës kanë ardhur në Londër për të përgatitur ndeshjen e kthimit nesër mbrëma dhe kjo është edhe një mundësi për të vendosur kontaktet me sulmuesin uruguaian. D

iego Kosta përflitet gjithnjë e më tepër për një rikthim të mundshëm tek Atletiko në fund të sezonit dhe klubi po shqyrton alternativat e mundshme për ta zëvendësuar. Gonzalo Higuain është gjithashtu një alternativë që pritet të lërë Napolin në verë, por Konte preferencë të parë ka "El Matador", të cilin e njeh shumë mirë nga koha kur drejtonte Juventusin.

Ai do të preferonte ta ndërtonte sulmin rreth aftësive të bomberit 29- vjeçar, i cili është eklipsuar nga Zlatan Ibrahimoviç në Paris dhe pritet gjithashtu të kërkojë një rrugë shpëtimi në fund të sezonit. Loran Blank, i cili rinovoi pak ditë më parë, nuk e shikon në planet e skuadrës së tij. Por sigurimi i Pogbasë nga Juve është një sfidë akoma më e vështirë.

Çelsi bëri një përpjekje të fundit për ta joshur talentin francez të lërë Juventusin në gusht me oferta deri në 78 milionë paund (rekord për futbollin britanik), por Pogba refuzoi. Ose më saktë menaxheri i tij, Mino Raiola, tha jo, pasi kërkon një klub më të madh.

Si Barcelona, ashtu edhe Reali janë të interesuar për ish-talentin e Junajtid, ashtu si edhe Siti që ka rekrutuar Pep Guardiolën në stol. Pogba nuk mund të pranojë të mungojë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe deri tani Çelsi duket larg realizimit të këtij objektivi. Një shënjestër më realiste për mesfushën do ishte belgu i Romës, Razha Naingolan.