e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Çekiçi në 11-she, në garë për golin e javës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çekiçi në 11-she, në garë për golin e javës

Një gol "alla Pirlo" ka bërë që Endri Çekiçi të jetë në garë për çmimin e javës në Kroaci, përveçse është në formacionin më të mirë të javës që lamë pas në kampionatin kroat.cekici Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit i shënoi skuadrës, e cila ka në pronësi kartonin e tij, Dinamos së Zagrebit. Me një gol nga goditja e dënimit, ai jo vetëm është mes 11 më të mirëve, por edhe në garë për çmimin e golit më të bukur të javës.

Mediat kroate kanë nisur sondazhet për këtë gjë dhe shqiptari është një nga kandidatët. Përkrah tij është edhe sulmuesi i Dinamos së Zagrebit, Marko Pjaca dhe shoku i skuadrës së Balajt e Roshit te Rijeka, Tomasov. Çekiçi realizoi në fillim të pjesës së dytë për të ngushtuar shifrat në 2-1