Catania ne kerkim te Hysajt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Listës së skuadrave që kanë shfaqur interes për lojtarin shqiptar Elseid Hysaj, i është shtuar edhe klubi tjetër italian, Catania. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare aktualisht është në pronësi të Empolit dhe sezonin tjetër do të luaj në Seria A, prandaj dhe mundësit janë të pakta që ai të kalojë tek Catania e cila ka zbritur një kategori më poshtë. Për 20 vjeçarin shqiptar kanë shprehur më parë interes skuadra të ndryshme gjermane dhe Empoli refuzoi ofertën e Lazios një vit më parë për Hysajn.