e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana ne 'radaret' e Bundesliges

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana ne 'radaret' e Bundesliges

Lorik Cana ,këtë verë mund të ndërrojë fanelë,pas tre sezonesh te Lacio,tashmë për kapitenin tonë janë hapur horizonte të reja në merkato.Sipas medieve italiane bëhet fjalë për një interesim të Shalke 04 , Ëolfsburg dhe Shtutgart për shërbimet e lojtarit. Ende nuk konfirmohet asgjë zyrtarisht ,por pranohet në rrugë jo zyrtare se interesimi skuadrave eksiton,dhe në një kohë të shkurtër mund të vijë edhe një ofertë zyrtare për Lorikun.

Zërat e merkatos pasohen pas deklaratës së agjentit të Lorikut,dhe njëherësh të atit të tij Agim Cana,i cili deklaroi se futbollisti ka nevojë të luajë më shumë.Një faktor vendimtar në zhvillimin e tratativave pa dyshim është edhe qëndrimi ose jo i trajnerit aktual të Lacio, Edi Reja në bankinën e bardhekaltërve.